5.5 C
Priština
More

    Këshilla se si të kujdeseni për lulen Orkide

    spot_imgspot_img

    Orkidea është një lule e brishtë e cila pa kujdesin e duhur mund të vyshket shumë shpejt.

    Nëse së fundmi keni marrë një dhuratë të tillë, ose thjesht e keni blerë për t’i shtuar ngjyra shtëpisë (sepse orkidetë gjenden në ngjyra të ndryshme) bëni mirë t’i mësoni disa rregulla të thjeshta kujdesi.

    Orkidea është një bimë që nuk kërkon ujë, por kërkon më shumë lagështi se sa gjithçka tjetër. Kjo lule duhet të ujitet një herë në javë dhe uji duhet të jetë në temperaturën e ambientit për të evituar efektin e ndryshimit termik.

    Pasi orkidea ujitet, lihet të kullojë uji dhe kur mbaron së kulluari uji i tepërt, orkidea rivihet në vazon e saj. Orkidea duhet të vendoset pranë një burimi drite, por jo direkt në dritën e diellit, në mënyrë që ajo të mos digjet.

    Gjithashtu, orkidea nuk duhet të mbahet në ajër të ftohtë. Shmangni këndet e shtëpisë ku ka rryma ajri.

    Në rast se orkides i kanë rënë të gjitha lulet, ajo nuk duhet hedhur. Me pak durim, orkidea mund të lulëzojë sërish.

    Disa variete te orkides nuk kanë nevojë për dhe në vazo, prandaj ndodh që orkidet të vihen herë-herë në një përzjerje me copa druri. Pasi vihet në vazo apo pasi rifillon dalja e luleve, mund të pastrohen rrënjët në mënyrë që të eliminohen të gjitha rrënjët që janë kalbur gjatë periudhës së dimrit.

    Rrënjët e dobishme për orkidean janë ato me ngjyrë gri të hapur. Të gjitha rrënjët e thara është mirë të priten që në fillim.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...