1.4 C
Priština
More

    Pesë destinacionet që nuk duhen humbur

    spot_imgspot_img

    Në vitin 2020-të, pandemia nga Covid-19 dominoi gjithçka. Por edhe kur bota përpiqej të përballonte virusin, kërkesa për të eksploruar vende, nuk u zhduk.

    Në kërkimet e kryera, fluturuesit e shpeshtë raportuan se fantazonin për udhëtimet në të ardhmen teksa ishin të kufizuar në shtëpi. Kjo për ata, ishte ajo ndjenja e ikjes që i ndihmoi të kalonin situatën.

    Në një sondazh të Booking.com u përfshin gati 21 mijë njerëz në 28 vende. Ku 94% e udhëtarëve amerikanë thanë se kaluan kohën në izolim duke kërkuar frymëzim për pushime.

    Ndërsa një sondazh i Airbnb me 1 mijë amerikanë zbuloi se më shumë se një e treta ëndërron çdo ditë për udhëtimet. Po ashtu, në lidhje me vendet ku ata do të shkonin kur lehtësoheshin kufizimet.

    “Hulumtimi ynë gjithashtu tregon se pavarësisht pasigurisë që vazhdon të përshkojë jetën e njerëzve. Sa më shumë që ata qëndrojnë në shtëpi, aq më shumë mendimi për të dalë u jep atyre besim në të ardhmen,” tha Airbnb në një njoftim për shtyp.

    Këtu janë pesë destinacionet më trend për 2021.

    Maldivet

    Vendpushimet luksoze të Maldiveve janë kërkuar ndjeshëm këto kohë. Në sondazhet e kryera, arkipelagu i largët, i cili mbahet si i famshëm për plazhet e tij të pacenuara dhe ekosistemin e gjallë nënujor është në një trend të lartë.

    Ai është quajtur destinacioni kryesor për 2021 nga Club Med për të dhënat e kërkimit të Google. Edhe në listën e Expedia të destinacioneve më të kërkuara për 2021, u radhit e 11. Ku kryesonte me ishullin Maafushi, pjesë e Atollit Kaafu.

    Italia

    Sondazhi i Airbnb zbuloi një interes të madh në ishullin vullkanik Ischia, në Gjirin e Napolit. Sipas të dhënave të fundit nga Club Med, Sicilia është bërë edhe më e popullarizuar sesa ishte vitin e kaluar. Duke rritur kështu numrin e prenotimeve në vendet si Kamarina dhe Cefalù.

    Meksika

    Pas disa kohesh jetesë në ambiente të mbyllura, nuk është për t’u habitur që disa nga destinacionet më të kërkuara përfshijnë mot të ngrohtë dhe plazhe me rërë të bardhë. Të dhënat e prenotimit të Priceline zbulojnë një rritje të konsiderueshme të udhëtimeve për në Meksikë.

    Prenotimet e hoteleve janë rritur, nga 113% në tremujorin e parë të 2021 krahasuar me vitin e kaluar.

    Las Vegas

    Qytetet e vogla dhe atraksionet rurale u bënë gjithnjë e më tërheqëse për udhëtime të sigurta dhe të përgjegjshme në vitin 2020-të. Por, arratisjet urbane gjithashtu kanë tifozët e tyre.

    Sipas një analize Priceline të rezervimeve të hoteleve nga 1 shtatori deri më 30 nëntor 2020-të, si dhe kërkimeve të hoteleve në platformë gjatë së njëjtës periudhë, Las Vegas është destinacioni më i popullarizuar për tremujorin e parë të 2021.

    Korea e jugut

    Si kryeqyteti i vendit dhe metropoli i saj më i madh, Seul është një qendër kulturore që ekuilibron jetën moderne me ritëm të shpejtë me një nderim për traditën.

    Pavarësisht nëse kjo do të thotë të marrësh mostrën e “soju” apo të bësh respektet në një nga faltoret historike të qytetit, ai është kthyer një nga destinacionet më të kërkuara të Airbnb për 2021.

    Burimi:Albanianpost.com


    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...