2.2 C
Priština
More

    Shtatë arsye pse duhet ti kushtojmë vëmendje ndryshimit të klimës

    spot_imgspot_img

    1. Sepse – Leopardët e borës, breshkat dhe arinjtë polar janë të mrekullueshëm

    Ndryshimi i klimës do të thotë ndryshime të mëdha edhe për kafshët në të gjithë botën.

    Pra, nëse kujdesemi për speciet e jashtëzakonshme duhet të kujdesemi se si ndryshimi i klimës do ta bëjë më të vështirë për ata të gjejnë ushqim dhe të ulin urinë e tyre – nga pyjet e detit të ngrirë deri te lumenjtë e përrenjtë të Mbretërisë së Bashkuar.

    2. Sepse – Keni nevojë për kafenë tuaj të mëngjesit

    Nëse jeni nga ata njerëz që kanë nevojë t’a pinë një kafe për ta vazhduar ditën, mëngjeset tuaja mund të bëhen të zymta.

    Efektet e ndryshimit të klimës në kafe janë të dokumentuara mirë dhe prodhuesit e kafesë tashmë veç kanë filluar të shohin efektet negative të cilat mund të ndikojnë seriozisht në prodhimin e saj për vitet që do të vijnë.

    3. Sepse – Kurrizet e shkëmbinjve nën ujë janë mahnitëse

    Gjetja e gjallesave si Nemo ose Dory mund të bëhet më e vështirë pasi shtëpitë e tyre të bukura shkatërrohen nën stresin e ndryshimit të klimës.

    Temperaturat e ngrohta të ajrit dhe ujit të oqeanit shkaktojnë zbardhjen e koraleve. Kur koralet humbasin ngjyrën e tyre ato edhe mund të vdesin. Acidimi i oqeanit nga CO2 i rritur në atmosferë – përbën problemin. Sot, oqeani ka 26% më shumë acid se sa që kishte në 1990.

    4. Sepse – Të gjithë ne kemi nevojë për ujë të pastër

    A e dini se dy në çdo tre njerëz në të gjithë botën jetojnë në rajone me mungesë të madhe uji?

    Edhe një rritje e vogël e temperaturave globale do të destabilizojë ciklin e ujit dhe mund ta bëjë mungesën e ujit akoma më të madhe.

    Ndryshimi i klimës ndikon në modelet e reshjeve, që do të thotë se thatësira dhe përmbytjet do të jenë më të zakonshme dhe më intensive.

    5. Sepse – Pyjet janë të pazëvendësueshme

    Ato janë shpesh të përshkruara si “mushkëritë e botës“, pyjet janë padyshim ndër dhuratat e natyrës më të çmuara në planet.

    Për shembull Amazona është shtëpia e mahnitëse një në dhjetë të të gjitha specieve të njohura në Tokë.

    Megjithatë, mbi një e treta e pyjeve të Amazonës tashmë është e kërcënuar nga ndryshimi i klimës.

    Gjithashtu, në të gjithë botën shkatërrimi i pyjeve përbën rrezik e sidomos në fushën e bujqësinë.

    6. Sepse – Secili nga ne e meriton të marr ajër të pastër

    Me ndryshimin e klimës antropogjenë të nxitur nga emetimet e shkaktuara nga njeriu në atmosferë, mbetet e arsyeshme që të përballemi me cilësinë e ajrit të kompromentuar.

    Kjo ndikon në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek fëmijët.

    Ndotja e ajrit mund të sjellë disa sëmundje, ajo mund të shfaq astmën, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e mushkërive.

    7. Sepse – Edhe gjeneratat e ardhshme kanë nevojë të jetojnë

    Ne jemi me fat që jetojmë në një planet të bukur, të larmishëm, ushqyes dhe frikësues. Por, edhe fëmijët tanë dhe të gjitha brezat e ardhshëm, meritojnë të njëjtën gjë.

    Nëse ndiheni të shqetësuar deri tani, dijeni se nuk jeni i vetmi.

    Miliona njerëz po punojnë së bashku për planetin tonë. Ngjarje të ndryshme humanitare janë një kujtesë brilante se së bashku, njerëzimi është i aftë për gjëra të mëdha dhe ne mund të bëjmë ndryshimin për arsyet e duhura.

    Tashmë, kaq shumë kanë ndryshuar që kur kemi dëgjuar për herë të parë për efektin e mundshëm të ndryshimit të klimës. Duke filluar me Samitin e Tokës në Rio, pastaj Protokollin e Kiotos dhe Marrëveshjen e Parisit, kjo do të thotë se veprimi në një shkallë globale po shpejtohet.

    Tani më shumë kurrë duhet të veprojmë në këtë aspekt, ta ngrisim zërin për t’u thënë udhëheqësve politikë dhe të biznesit se problemet e botës mbi klimën janë absolutisht thelbësore.

    Burimi: Albanianpost.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...