1.4 C
Priština
More

    Gabimet që e bëjnë shtatzëninë të parehatshme

    spot_imgspot_img

    Shtatzënia është periudha më e bukur për një femër. Shpesh, gjatë kësaj periudhe, ato ndihen të llastuara nga kujdesi dhe vëmendja e tepërt që u kushtojnë partneri dhe familjarët.

    Por ka raste kur gratë shtatzëna nuk ndihen mirë. Kjo mund të sjellë shqetësime e të mos i përjetojnë si duhet muajt në pritje të bebes.

    Më poshtë do të lexoni gabimet që bëjnë më tepër gratë shtatzëna.

    Të ushqyerit sa për dy

    Fakti që jeni shtatzënë, nuk do të thotë që duhet të hani sa për dy të rritur. Duke qenë se jeni shtatzënë, duhet të shtoni rreth 300 kalori, jo më shumë. Teprimi me ushqimin mund t’ju sjellë probleme afatgjata në shtatzëni.

    Pagjumësia

    Pagjumësia mund t’ju lëndojë më shumë se sa prisni, pasi duhet të merrni parasysh edhe lodhjen e shtatzënisë.

    Është koha të flini disa orë shtesë nëse periudha juaj e gjumit është 5-6 orë në ditë.

    Mungojnë produktet me vlera ushqyese

    Ndjekja e një diete të shëndetshme është një ide e mirë. Por, ndonjëherë, duhet të rrisni konsumimin e disa ushqimeve për të përmbushur nevojat e kërkuara ditore. Duhet të shtoni një deri në dy porcione në dietën tuaj për ta bërë shtatzëninë të suksesshme.

    Mbështeten në suplemente

    Shpesh kemi mungesa të vitaminave dhe mineraleve kur shkojmë të bëjmë check-up. Por, disa vitamina mund të kenë efekte anësore. Një zgjidhje e mirë do të ishte përmbushja e këtyre nevojave me ushqime të pasura me kalcium, si dhe vitaminë D.

    Reduktoni sasinë e ushqimeve tuaja të preferuara

    Shumë gra shtatzëna i shmangin ushqimet e tyre të preferuara kur janë shtatzënë sepse shqetësohen për efektet e tyre te fëmija. Por nuk ka asgjë të keqe nëse hani çokollatë, tortë ose ndonjë gjë tjetër që ju pëlqen, mjafton me sasinë e duhur.

    Burimi: Albanianpost.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...