-2.1 C
Priština
More

    Afati i përdorimit dhe ruajtja e preparateve dhe produkteve të kozmetikës

    spot_imgspot_img

    Të gjitha jemi të vetëdijshme se është e dëmshme të përdorim preparate të kozmetikës, të cilëve u ka skaduar afati i përdorimit; në rastet më të buta mund të vijë deri tek irritimet e lëkurës, por nuk duhet t’i harrojmë dhe alergjitë serioze apo infeksionet.

    Afati i përdorimit dallon varësisht nga lloji i produktit kozmetik, përmbajtja, prodhuesi, kështu që është shumë më rendësi që afatin ta kontrolloni në ambalazh para blerjes. Ju paraqesim një listë të përgjithshme në lidhje me kohëzgjatjen e produkteve kozmetike.

    • Kremrat për fytyre, produktet për pastrim të fytyrës/grimit – 6 muaj 
    • Toniku për fytyrë – 6 muaj 
    • Pudra e lëngshme – 3 deri 6 muaj , krem pudra 4-6 muaj 
    • Korrektori – 6 deri 8 muaj 
    • Pudrat – 12 muaj 
    • Llaku për thonj –edhepse zakonisht kanë afat 12 muaj, nëse pas tundjes lëngu duket normal dhe përbërësit nuk ndahen, mund të përdoret edhe më gjatë.
    • Buzëkuqi –zakonisht 12 muaj, ndonjëherë dhe më gjatë. 
    • Shkëlqimi për buze – zakonisht 12 muaj, por nëse ndryshojnë aromën dhe teksturën nuk duhet t’i përdorni 
    • Maskara –Zakonisht zgjat rreth 3 muaj, ndonjëherë edhe më shpesh. Kur thahet, duhet të ndalojmë me përdorimin e së njejtës. 
    • Kremërat për rrezitje –zakonisht kanë afat 12 muaj, por gjithmonë shikoni afatin e përdorimit në ambalazh.
    • Brushat dhe pajisjet –- nuk kanë afat të caktuar të përdorimit. Nëse janë kualitative dhe mirëmbahen me rregull, do të zgjasin shumë vite. 

    Disa këshilla ne lidhje me ruajtjen dhe mirëmbajtjen e produkteve kozmetike :

    • Rruani produktet në sirtar, aty ky drita apo dielli nuk i prek 
    • Lani duart para përdorimit të çdo produkti të kozmetikës/make-up 
    • Mbylleni mire kapakun pas çdo përdorimi 
    • Kini parasysh se temperaturat e larta dhe lagështia e ajrit mund të ndikojnë keq në produktet kozmetike 
    • Shkruani në produkt datën kur e keni blerë/keni filluar ta përdorni 
    • Respektoni në mënyre strikte afatin e përdorimit të produkteve për rrezitje, produkteve kundër akneve, dhe atyre të cilat jepen me recetë 
    • Mos i ndani produktet kozmetike me të tjerët 
    • Mos shtoni ujë për ta holluar produktin 
    • Gjuani produktin nëse ka ndryshuar ngjyrën, teksturën, nëse përbërësit ndahen apo bëhen të ngurtë, nëse ndryshon aromën. /kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...