2.2 C
Priština
More

    Kombinimet perfekte për të gjitha shenjat e horoskopit në vitin 2021

    spot_imgspot_img

    Meri Shehu tregon çiftet ideale sipas astologjisë në 2021.Peshore – Akrep: Duke ditur që Peshorja është në vitin e vetë më me fatpërsa i përketçështjeve erotike dhe familjare, kërkon një shenjë që ta mbështesë dhe ajo është Akrepi. Akrepët këtë periudhë kanë dëshirë për martesë madje janë zotërues dhe duan patjetër të krijojnë një lidhje. Por një lidhje që mund t’i harmonizojë sepse janë bërë me nerva, antagonistë, kanë pasur marrëdhënie stresuese. Një nga shenjat që mund t’i ekuilibrojë krijojnë një marrëdhënie të bukur në këtë periudhë është Peshore dhe Akrep.

    Dashi – Demi: Nga një herë duket sikur nuk shkojnë sepse të dyja janë me brirë, por të dyja shenjat në këtë periudhë do i japin forcë marrëdhënieve. Dashët janë më socialë dhe shoqërorë, Demët kanë tendencë të bien në sy dhe një partner që do i bënte të binin në sy dhe të kishin ngjyra do ishte pikërisht Dashi.

    Ujor – Luan: Shumë të fortë këta të dy, janë dy shenja përballë njëra-tjetrës dhe kemi dëgjuar martesa mes këtyre dy shenjave, por janë dhe shumë antagonist me njëri-tjetrin. Ky është viti i Ujorit që mund të tërheqë dhe mund të fusë në një marrëdhënie edhe një Luan që mund të ketë nevojë edhe për ato egocentrizmin e Luanit apo të rënin në sy. Luanët mund t’i japin Ujorëve dhe një lloj shkëlqimi apo maturie.

    Peshqit – Peshqit: Në këtë periudhë shkojnë bashkë, e mirëkuptojnë njëri-tjetrin dhe mund të kthehen dhe të sakrifikojnë për njëri-tjetrin. Janë pak të vuajtur momentalisht Peshqit sepse çlirohen në periudhën e verës. Për momentin qajnë hallet e njëri-tjetrit dhe duke qarë hallet, mund të dashurohen edhe më shumë.

    Demi – Ujor: Ujori do jetë katalizator i shumë marrëdhënieve të forta, kurse Demi është zotërues, inatçi këtë periudhë dhe kërkon më shumë pronësi dhe gjëra për veten. Ujori duke qenë social ia shpërthen këtë tendencë dhe e çliron nga këto vuajtje shpirtërore të zotërimit, nga inatet dhe e bën më social. Do ishte fat që Demit të gjente një partner Ujor.

    Gaforre – Peshore: Gaforret do jenë të lira në shpirt por në fshehtësi, në aparencë nuk janë aspak të lira dhe do tregojnë që nuk janë gati për një lidhje. Do ta mbajnë të fshehtë këtë pasion të tyre. Një njohje e mirë për ta do ishte Peshorja që është gati për një lidhje dhe ka vitin më me fat për të rënë në dashuri.

    Binjakët – Ujori: Binjakët dhe Ujorët do bënin një çift shumë inteligjent në këtë periudhë, do merrnin dhe do jepnin informacione, do ndihmonin njëri-tjetrin në rrugëtime, në takime intelektuale etj. Është një çift që do kishte energji, shumëllojshmëri marrëdhëniesh dhe komunikim intelektual. Nuk pretendoj shumë anë romantike, por njeriu ka ndonjëherë një tjetër tërheqje që është ajo e inteligjencës.

    Virgjëresha – Demi: Në këtë periudhë Virgjëresha do tërhiqet shumë nga Demët. Një dem i fortë mund të bëjë për vete një Virgjëreshë të pavendosur dhe të lëkundur. Meqë Demi kërkon patjetër një marrëdhënie mund të bëjë për vete një Virgjëreshë dhe mund të arrijnë në një kombinim të bukur, shkojnë edhe si shenja.

    Shigjetari – Ujori: E gjithë pikëpamja dhe energjia e Ujorit i jep fat Shigjetarit dhe vetë Shigjetari merr energji nga Ujori. Pra kanë një kombinim shumë të bukur shenjë zjarri dhe shenjë ajëri. Është një nga kombinimet më pozitive dhe Ujori duke qenë një shenjë e qëndrueshme do i japë liri Shigjetarit sa të dojë, do marrë dhe vetë liri nga Shigjetari pavarësisht se është fanatik. Do kemi një kombinim të bukur intelektual me udhëtime, por edhe me një produkt pozitiv, fëmijë të bukur të themi.

    Bricjapi – Demi: Të dy me brirë, kush Bricjap nuk u martua në 2020 mund të martohet në 2021, Demi është në sulm. Demi është ai që këmbëngul, nuk hap rrugë qoftë për të bërë toleranca dhe atë që do e merr, lufton shumë kështu që edhe Bricjapi mund të bindet dhe të bënte një bashkim të mirë me Demin.

    Ujori – Peshorja: Ky është kombinimi më i bukur dhe mund t’i vija stemën e kurorëzimit sepse për Peshoren, Ujori është shenja erotike. Peshores mund t’i ndodhin shumë gjëra të bukura, mund të ndodhë dashuri, martesë, lindje fëmijës, projekte të mëdha dhe çdo gjë që lind, lind me dashuri.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...