-2.1 C
Priština
More

    Ç’do të thotë ekzaktësisht të kesh ‘lëkurë të ndjeshme’?

    spot_imgspot_img

    Shumë njerëz thonë se kanë lëkurë të ndjeshme sepse produktet e kujdesit të lëkurës, ose produkte nga shtëpia që përdorin si maska, mund t’iu shkaktojnë kruarje, djegie, skuqje apo acarim. Të tjerë nuk kanë efekte të dukshme, por thonë se kanë lëkurë të ndjeshme sepse pas kontaktit me një produkt, lëkura e tyre iu jep ndjesi të pakëndshme/të parehatshme.

    Megjithatë, ja çfarë kërkojnë dermatologët kur kërkojnë për “lëkurë të ndjeshme”:

    – Reaksione të lëkurës si shenjat pustulare, gunga në lëkurë etj

    – Lëkurë shumë të thatë, që nuk mbron siç duhet mbaresat nervore në lëkrë

    – Një tendencë drejt skuqjes së lëkurës

    Lëkura e ndjeshme nuk është një sëmundje me të cilën një mjek mund t’ju diagnostikojë. Zakonisht është një simptomë e një gjendjeje tjetër dhe njerëzit nuk e dinë se kanë lëkurë të ndjeshme derisa kanë një reagim të keq ndaj një produkti kozmetik, apo një faktori tjetër.

    Në shumicën e rasteve, gjendja nuk është shumë serioze apo problematike dhe mund të mbahet nën kontroll me disa ndryshime të thjeshta në rutinën e kujdesit ndaj lëkurës.

    Si mund ta dini nëse keni apo jo lëkurë të ndjeshme?

    Mënyra më e mirë për të zbuluar nëse keni lëkurë të ndjeshme ose nëse diçka tjetër po shkakton problemin tuaj aktual me lëkurën është të kontrolloni lëkurën nga një dermatolog.

    A ka teste mjekësore për lëkurë të ndjeshme?

    Testimi i patch-it mund të identifikojë shenjat e alergjive që shkaktojnë ose kontribuojnë në lëkurë të ndjeshme. Në të kundërt, është e vështirë për mjekët testimi direkt i lëkurës së ndjeshme sepse ka shumë faktorë që mund ta shkaktojnë atë dhe siç thamë – nuk është një sëmundje e drejtpërdrejtë.

    Çfarë i shkakton reaksionet e një lëkurë të ndjeshme?

    Disa prej shkaqeve përfshijnë:

    – Çrregullime të lëkurës ose reaksione alergjike si ekzema, rosacea ose dermatiti alergjik i kontaktit

    – Lëkura tepër e thatë

    – Ekspozimi i tepërt ndaj faktorëve mjedisorë që dëmtojnë lëkurën, siç janë dielli dhe era ose nxehtësia/i ftohti i tepërt

    Faktorët gjenetikë, mosha, gjinia dhe ndryshimet e racës në ndjeshmërinë e lëkurës janë më pak të përcaktuara, por edhe ato mund të luajnë një rol në shkaktimin e reaksioneve të lëkurës.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...