Nëse ende nuk e keni përjetuar dhimbjen që shoqëron heqjen e dhëmballëve të pjekurisë, dy janë alternativat pasi të lexoni ketë artikull: ose nuk do t’i hiqni kurrë dhe s’keni asnjë arsye pse të shqetësoheni, ose do të vraponi tek dentisti për t’i shpëtuar ndërlikimeve të mëvonshme. Shumë dentistë rekomandojnë heqjen e dhëmballëve diku nga mosha 12-25, por a është vërtet e nevojshme?Kur NUK duhet t’i hiqni:
- Nëse janë të shëndetshëm dhe mishrat rreth tyre nuk janë të skuqura.
- Nëse kanë dalë plotësisht.
- anë pozicionuar mirë në fund të nofullës tuaj dhe nuk ndërhyrjnë tek dhëmbët fqinjë.
- Janë të thjeshtë për t’u pastruar.
Kur DUHET t’i hiqni:
- Dhëmbët janë plotësisht nën mish dhe nuk mund të dalin. Në të tilla raste formohen kiste që mund të prishin rrënjët e dhëmbit fqinj.
- Dhëmbët nuk kanë dalë plotësisht. Keni vështirësi në pastrimin e tyre dhe si rezultat aty do të mblidhen baktere, që më pas sjellin sëmundjet e gojës.
- Nëse nuk ka vend mjaftueshëm për dhëmbin tjetër, duhet ta hiqni, ndryshe do të shtrembërojë dhe dhëmbët e tjerë, dhe ne nuk e duam këtë apo jo?
- Nëse ndjeni dhimbje në zonën rreth dhëmbëve të pjekurisë, duhet t’i hiqni.
- Mukoza anës gojës në vendin e dhëmballës ju infektohet shpesh, kjo është shenjë që duhet t’i hiqni.
Burimi:Medical Xpress