-2.4 C
Priština
More

    Sa kohë duhet për ta marrë virusin në një restorant?

    spot_imgspot_img

    Edhe pse të gjithë dëshirojmë të kthehemi në normalitet, statistikat tregojnë që nuk jemi as afër kthimit në normalitet.Dhe ndërsa ekonomia është mjaft e rrezikuar, restaurantet dhe baret u identifikuan si vendet që përbëjnë rrezikim më të lartë për përhapjen e COVID-19. Për këtë ndikojnë disa faktorë. Së pari, dihet se Coronavirusi mund të bartet në mes të njerëzve me anë të grimcave të vogla të padukshme, të cilat mund të përhapen në distanca të mëdha.

    Ndërsa shanset e transmetimit zvogëlohen nëse mbajmë maska, gjithsesi ekzistojnë ende disa ambiente dhe situata, në të cilat mbajtja e maskave mund të jetë e pamundur. Kështu duket se është kur jeni duke ngrënë ose duke pirë diçka në një ambient të mbyllur në restaurant.

    Ekspertët kanë identifikuar sasinë e kohës së ekspozuar ndaj një ambienti të tillë, që ndikon në transmetimin e virusit. Dr. John Brooks, shef kryesor i CDC, tha për Wall Street Journal, se ekspozimi i zgjatur ndaj dikujt, rrit mundësinë e infeksionit. Sipas tij ekspozimi i zgjatur përcaktohet përafërsisht 15 minuta.

    Sipas tij infeksioni mund të përhapet edhe për një kohë më të shkurtër nëse kontakti është më i afërt dhe më intim. Vendet që rrisin rrezikun e Coronavirusit, janë pikërsisht vendet e mbyllura ku ka më shumë njerëz, turmat, restaurantet e mbyllura, kinematë dhe vendet e tjera publike.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...