0.4 C
Priština
More

    Largimi i akneve me hudhër

    spot_imgspot_img

    Kur paraqiten aknet apo dalin puçrrat, thjesht jemi të frustruar dhe menjëherë shikojmë se si t’i largojmë. Kuptoni se si bëhet shërimi i akneve me anë të hudhrës.

    Në produkte të ndryshme shumë nga ne ndryshe reagojmë dhe për këtë nuk mund t’i largojmë të gjithë në të njëjtën mënyrë. Por, një artikull ushqimor në shumicën e rasteve është shumë efektiv. Sigurisht, fjala është për hudhrën, perimen ektra të shëndetshme dhe një antibiotik natyral.

    Për te dhe mrekullitë e tija shpesh kemi shkruar, ndërsa është i njohur si luftëtari më i njohur i shumë llojeve të infeksioneve, dhe për këtë bën dobi edhe kur janë në pyetje aknet dhe puçrrat.

    Tretmani me hudhër

    Që t’i mundni për një kohë shumë të shkurtër, e gjitha që ju nevojitet janë disa thelbe hudhre. Qërojeni një thelb dhe ndajeni për së gjati. Fërkojeni me pjesën e prerë aknen apo puçrrën në një minutë apo dy dhe lëreni ashtu në fytyrë për disa orë, më pas fytyrën shpërlajeni me ujë të vakët.

    Mundeni gjithashtu, të preni një fletë të hollë të hudhrës dhe ta vendosni direkt në puçërr, dhe ta mbuloni me hanzaplast. Reaksioni duhet të jetë i dukshëm menjëherë, por më mirë është që procesin ta bëni disa herë gjatë ditës. Nëse fytyra juaj do ju djegë (sepse hudhra mund të jetë e fortë) hiqeni nga fytyra më herët.

    Me uthull molle

    Gjatë procesit të shërimit të akneve me hudhër në ndihmë mund të thirrni edhe uthullën e mollës. E nevojshme është të bëni përbërës për larje të fytyrës. Ju nevojitet: 7 thelbe hudhre, 250ml ujë, 1,5 lugë uthull molle.

    Vendoseni ujin në shporet, kur të zihet vendosni uthullën me thelbat e qëruar, largojeni nga shporeti dhe mbylleni me kapak dhe të qëndrojë ashtu për një orë. Më pas shtrydheni dhe me këtë masë shpërlajeni fytyrën apo bëjeni këtë me pecetë dhe lerëni të ndikojë (derisa të thahet fytyra).

    Rekomandohet edhe të hani disa thelbe hudhre (4 deri 5) çdo ditë në periudhë të caktuar që ta pastroni fytyrën./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...