-4.6 C
Priština
More

    Ç’është anoreksia e intimitetit? Shenjat që ju dhe partneri/ja mund ta keni por nuk e dini

    spot_imgspot_img

    „Anoreksia e intimitetit“ është një term i krijuar nga psikologu Dr. Doug Weiss për të shpjeguar pse disa njerëz „në mënyrë aktive mbajnë larg intimitetin emocional, shpirtëror dhe seksual“. Çështjet që lidhen me intimitetin emocional ose fizik mund të kenë një ndikim të madh te marrëdhëniet romantike. Të duash dikë, në fund të fundit, në përgjithësi do të thotë që dëshiron të ndash mendime, ndjenja dhe afeksion fizik.

    Kur e doni partnerin/en por ndiheni të pasigurt nëse ata ende ndihen njësoj në raport me ju, marrëdhënia mund të fillojë të ndihet e zbrazët. Profesionistët e shëndetit mendor kanë korniza të ndryshme për të parë çështjet e intimitetit, por pak e njohin anoreksinë e intimitetit si një gjendje aktuale.

    Shenjat e anoreksisë së intimitetit

    Sipas Weiss, njerëzit me anoreksi intimiteti zakonisht:

    1. Mbajnë veten të zënë me kujdesin ndaj fëmijëve, detyrat shtëpiake, porositë, teknologjinë ose punën.
    2. Ju fajësojnë për humbjen e intimitetit në vend që të merren me sjelljet e tyre.
    3. Shmangin ta shfaqin dashurinë në mënyrën që partnerin/es i pëlqen.
    4. Ndalojnë së komplimentuari ose lavdëruari rregullisht.
    5. Nuk kanë fare interes për intimitetin fizik.
    6. Tregojnë pak interes për t’u lidhur në një nivel shpirtëror.
    7. Evitojnë të flasin për ndjenjat e tyre, duke e bërë të vështirë lidhjen në një nivel emocional.
    8. E trajtojnë partnerin/en si shok/shoqe dhome, jo në një nivel romantik.
    9. Kanë shpërthime zemërimi.
    10. Kritikojnë.

    Shkaqet më të zakonshme:

    – Trumat seksuale
    – Varësia ndaj seksit
    – Modele të dobëta
    – Mungesë afrimiteti

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...