2.2 C
Priština
More

    Si të bëni lëngun e freskët të frutave më të mirë – Gabimet që po bëni

    spot_imgspot_img

    Një nga gabimet e zakonshme që bëjmë kur përgatisim një lëng është se shtojmë shumë fruta ose perime të ëmbëla.Lëngjet e frutave dhe të perimeve janë një nga mënyrat më të mira dhe të shpejta për të marrë vitaminat, mineralet dhe antioksidantët që na nevojiten, pasi ato përthithen drejtpërdrejtë nga sistemi i qarkullimit të gjakut, shkruan “AgroWeb”.

    Për këtë arsye ne po ndajmë me ju disa këshilla që do t’ju ndihmojnë t’i përgatisni ato në mënyrën e duhur duke përfituar sa më shumë prej tyre.

    Mos shtoni shumë fruta ose perime të ëmbla
    Një nga gabimet e zakonshme që bëjmë kur përgatisim një lëng është se shtojmë shumë fruta ose perime të ëmbëla.

    Edhe pse frutat janë të mbushura me vitamina dhe minerale,ato përmbajnë sasi të lartë sheqeri në formën e fruktozës.

    Fruktoza është një nga armiqtë që përshpejton procesin e plakjes dhe gjithashtu nuk është diçka e mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti ose Candida.

    Por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të shtoni fruta ose perime të ëmbëla në lëngjet tuaja,një sasi e vogël për pak aromë ose shije do të ishte perfekte.

    Lëngut tuaj i mungon ngjyra e gjelbër
    Perimet e gjelbërta prodhojnë klorofil, i cili ndihmon në oksigjenimin e trupit tuaj. Kjo ndihmon trupin për tu detoksifikuar,përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ju jep më shumë energji.

    Një tjetër gjë e mrekullueshme në lidhje me perimet jeshile është se ato nuk rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe të insulinës sikurse frutat dhe perimet e ëmbla (karrota dhe panxhari).

    Koha kur i konsumoni është sekreti!
    Nëse doni të përfitoni sa më shumë nga lëngjet e shtrydhura, konsumojini ato me stomak bosh (të paktën gjysmë ore para vaktit).

    Koha më e mirë për të pirë një gotë me lëng të freskët është mëngjesi dhe pas gjysmë ore mund të konsumoni edhe vaktin tuaj.

    Në këtë mënyrë trupi juaj do të jetë në gjendje të thithë të gjithë vetitë ushqyese të lëngut në mënyrë më shpejtë.

    Ju po e lini për shumë gjatë lëngun t’ju presë
    Pas 15 minutash,drita dhe ajri do të shkatërrojnë shumë lëndë ushqyese dhe antioksidantët do të fillojnë të humbasin fuqinë e tyre. Prandaj është e rëndësishme ta konsumoni atë menjherë pasi e keni shtrydhur.

    Por nëse me të vërtetë nuk kohë,bëni mirë ta transferoni lëngun në një enë të errët hermetike dhe ta vendosni në frigorifer.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...