Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit tek gratë . 1 në 8 gra preket nga kanceri i gjirit dhe numri i grave të prekura nga kjo sëmundje është një rritje.Ndonëse kjo formë agresive e kancerit shoqërohet dhe shenja të hershme jo shumë femra janë të afta t’i kuptojnë këto sinjale, duke bërë që sëmundja të avancojë pa u ndaluar.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 627 mijë gra vdiqën nga kanceri i gjirit në vitin 2018-2019, duke përbërë 15% të të gjitha vdekjeve nga kanceri te gratë.
Ekzistojnë gjithashtu edhe shumë keqinformime që kanë të bëjnë me kancerin e gjirit dhe faktorët e rrezikut, prandaj sigurohuni që t’i dini të paktën këto dy të vërteta, shkruan “Living”.
Mit: Veshja e sutjenave mund të shkaktojë kancer të gjirit
Fakt: Veshja e sutjenave të ngushta me tel apo edhe e çdo lloji tjetër reçipetash nuk shkakton kancer.
Edhe pse disa pretendojnë se veshja e rrobave të ngushta ndikon negativisht në procesin e kullimit të limfës në indet e gjirit, nuk ka asnjë bazë biologjike që i lidh të dyja këto dhe as ndonjë provë shkencore që e vërteton.
Ju mund të vini re shenja të kuqe në lëkurë nga shtrëngimi i reçipetave të ngushta, por ajo duhet të zhduket pas disa minutash. Pra, mbajini reçipetat veshur, ose jo, nëse nuk ju pëlqen.
Mit: Përdorimi i deodorantit mund të shkaktojë kancer të gjirit
Fakt: Vitet e fundit është vënë re një rritje e grave që nuk përdorin antijdersë dhe deodoarant pasi besojnë se aluminin dhe përbërësit e tjerë të këtyre dy produkteve depërtojnë në lëkurë dhe parandalojnë tërësisht që toksinat të dilnin nga trupi.
Sidoqoftë, eksperimentet kanë treguar që kimikate të tilla formojnë vetëm “priza” të përkohshme brenda kanalit të djersës që ndalojnë ose ngadalësojnë rrjedhën e djersës, por më vonë derdhen me derdhjen natyrore të qelizave të lëkurës.
Megjithatë studimet e deritanishme nuk kanë gjetur ndonjë provë të saktë që lidh deodorantët me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit.