2.2 C
Priština
More

    Rrobat ju nxjerrin në pah defektet! Ja çfarë duhet të vishni në bazë të formës së trupit tuaj

    spot_imgspot_img

    Janë modelet ato që kanë përmasat ideale 90’ 60’ 90’, por ato punojnë për këto përmasa, punojnë për performancën e tyre, modelingun e kanë punë.Imazhet e trupave perfekt që qarkullojnë kudo nëpër hapësirat virtuale kanë një ndikim negativ të dejtëpërdrejtë tek femrat (dhe kjo është e vërtetuar), shkruan “IconStyle”.

    Janë modelet ato që kanë përmasat ideale 90’ 60’ 90’, por ato punojnë për këto përmasa, punojnë për performancën e tyre, modelingun e kanë punë.

    “Format normale” të një femre mund të kategorizohen si: Trupi në formë dardhe, në formë molle, në formën e orës së lakur dhe trupi i rregullt i drejtë. Më poshtë do të gjeni disa këshilla që do ju ndihmojnë të zgjidhni veshjet e duhura sipas formës së trupit tuaj.

    Lloji i trupit “Mollë” 

    Zhvendoseni vëmendjen nga beli dhe supet tuaja. Duhet të nxirrni në pah pjesën e poshtme të trupit.
    Fustanet dhe fundet e drejta  ju tregojnë pa forma, ndaj duhet të guxoni të vishni veshje pas trupi.
    Ngjyrat e errëta ju përshtaten në mënyrë të përkryer

    Lloji i trupit “Dardhë” 

    Ndryshe nga trupi mollë, femrat me format e trupit “Dardhë” duhet të përqëndrohen në pjesën e bustit dhe të qafës. Duke qenë e gjërë në pjesën e fundme të trupit dhe e ngushtë tek shpatullat ju duhet të vishni bluza fustane që me prerjen e tyre të balancojnë gjerësine e vitheve me shpatullat.

    Lloji i trupit “Drejtkëndësh” 

    Shmangni xhinset e gjera. Vishni funde dhe fustane që të nxjerrin në pah drejtësinë e këmbëve tuaja. Mund të vendosni një rrip në bel për të dhënë idenë e një trupi me forma të lakuara.

    Lloji i trupit “Orë e lakuar” 

    Ky është trupi me format më të bukura dhe duhet të visheni në atë mënyrë që të nxirrni në pah belin dhe shpatullat  e vithet e lakuara. Ndiqni linjat  e trupit tuaj dhe veshni rroba që janë ngjitur pas trupi.

    Bluzat dhe fustanet me jakë V do të nxjerrin në pah bukurinë e bustit tuaj, por nëse doni ta zhvendosni vëmendjen nga busti juaj në pjesën e poshtme të trupit, thjesht mos e rëndoni qafën tuaj me varëse.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...