-0.4 C
Priština
More

    Këshilla për ta bërë tualetin e shtëpisë të duket si ai i një hoteli luksoz

    spot_imgspot_img

    Peshqirë të bardhë

    Në thuajse të gjithë hotelet e shtrenjta, nuk do të shihni asnjë çarçaf, peshqirë apo pantfola me ngjyra dhe dizajne të ndryshme. Zakonisht, rregulli është: Ngyra e bardhë. Kjo sepse e bardha është ngjyra më praktike. Edhe nëse lahet shpesh dhe në temperature të larta, ajo nuk zbehet, kështu që duket gjithnjë e freskët dhe e pastër.

    Nëse nuk ju pëlqen e bardha, ju mund të zëvëndësoni peshqirët me një ngjyrë tjetër të vetme.

    Një tapet tualeti cilësor

    Një tapet i keq mund të prishë dhe tualetin më të mirë, prandaj gjeni një dizajn dhe material të përshtatshëm dhe cilësor.

    Pasqyra

    Një pasqyrë e madhe e bën hapësirën tuaj të duket më e madhe se sa është, thekson modelin e dhomës dhe për më tepër, është më lehtë të shohësh veten. Nëse nuk keni vend, mund të shihni për një pasqyrë të lëvizshme, që përshtatet.

    Koka e dushit

    Ju nuk keni nevojë të mbuloni muret me pllaka të shtrenjta ose të ndryshoni gjithçka në banjë. Hapësira do të duket krejtësisht e ndryshme edhe nëse përdorni kokën e duhur të dushit. Për më tepër është një investim që ia vlen.

    Dekorime të mira të dritares

    Fatkeqësisht, jo çdo banjo ka një pamje nga deti ose malet. Në këtë rast, ju mund të përdorni dritare jo-transparente, perde apo vazo me lule.

    Rregull dhe pastërti pranë lavamanit

    Organizoni gjithnjë lavamanin, si të ishit duke pritur miq.

    Drita e duhur

    Për komoditetin e vizitorëve, hotelet shpesh përdorin dritat kryesore dhe ato shtesë. Zona afër pasqyrës shpesh theksohet me dritë shtesë.

    Kushtojini rëndësi detajeve

    Edhe dhoma më e thjeshtë mund të duket e freskët dhe tërheqëse nëse shtoni disa detaje interesante, si qirinj aromatikë, vazo, petale apo zbukurime të tjera.

    Minimalizmi i lehtë

    Pronarët e hoteleve përpiqen të mos e mbingarkojnë dizajnin me shumë detaje dhe dekorime. Gjithçka duhet të jetë e bukur dhe e rehatshme.

    Ju mund të zgjidhni mobilje të bardha, por detajet e vogla dhe dekorimet në hapësirë ??mund të jenë me ngjyra të ndryshme. Nëse keni një banjë të vogël dhe ndriçim të dobët, kjo është zgjidhja perfekte për ju. Ngjyra e bardhë e bën hapësirën më të madhe dhe më të ndritshme.

    Dizajni

    Nëse e bardha po fillon t?ju duket e mërzitshme, mund të eksperimentoni me dizajne mermer, mozaikë etj. Një ide ndryshe do të ishte kombinimi me disa lloje pllakash në një banjë.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...