-1 C
Priština
More

    Kujdes! Jo secili sport është për çdo fëmijë

    spot_imgspot_img

    Gjithmonë për prindërit ekziston dilema se ku t’i regjistrojnë fëmijët e tyre, dhe se cili sport është më i mirë për ta. Ka disa kritere për marrjen e këtyre vendimeve, e njëri prej tyre duhet të jetë mendimi i fizioterapistit.

    Angazhimi me sport, sigurisht që ka efekt pozitiv në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Megjithatë, jo secili sport është për të gjithë fëmijët. Duhet të merrni parasysh pozitën e cila është dominuese në këtë sport, sepse shumica e tyre mund të shpiejnë deri në paraqitjen apo rritjen e deformimeve trupore – theksojnë terapistët.

    Në periudhën e zhvillimit më intenziv, dhe kjo është periudha 4-10 vjet, fëmijët nuk duhet të mirren vetëm me një lloj sporti.

    Për shembull, sportet si handball-i apo edhe tenisi janë sporte që zhvillojnë vetëm njërën anë të trupit, dhe në këtë rast, njëra anë është më e zhvilluar se tjetra, e cila mund të shpie në deformime (scoliosis), apo edhe ta përkeqësojë atë nëse veç fëmija ka atë diagnose – thonë terapistët.

    Për fëmijët me kifozë (kyphosis është lakimi i shpinës në pjesën torakale apo të krahërorit), basketball-i nuk është shumë zgjedhje e mire sepse në të shumtën e kohës jeni në pozicion të lakuar, e cila nuk është me volejbollin, mundimin si dhe artet marciale. Fëmijët me lordozë (Lordosis është deformitet i cili paraqitet në pjesën e sipërme të legenit i cili shtyn dhe shtyp stomakun te jashtë), nuk duhet të shkojnë në atë lloj sporti ku ka qëndrim potencial (gjimnastika, gjimnastika ritmike).

    Para se fëmijët të vendosin për një sport të caktuar, është e nevojshme që së pari të mësojnë aftësitë komplekse, të krijojnë koordinim të mire, balance të muskujve si dhe aftësitë motorike, dhe të gjitha këto vështirë që mund të arrihen nëse punoni pas pubertetit. A ekziston sport për fëmijët deri në moshë 10 vjeçare që do të ndikojë në zhvillimin e tyre të duhur, edhe atë përmes argëtimit, aktivitetit fizik si dhe korrigjimit? Jo secili sport mund të ndikojë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

    Deformimet më të zakonshme

    Scoliosis – lakimi i shpinës në njërën anë, kjo mund të jetë në formën C, e dyfishtë kur shtylla kurrizore lakohet në dy anët në formë të shkronjës S, si deh rrallëherë mund të jetë edhe e trefishtë.

    Kyphosis – rritja e deformitetit në formë gunge, lakimi i shpinës në pjesën e kraharorit.

    Lordosis – deformitet ku pjesa e sipërme e pelviksit apo legenit shtyp dhe shtyn stomakun te jashtë.

    Gjinjtë – parregullsi në formën e gjinjve gjatë zhvillimit të tyre, këto manifestohen si “gjoks konveks”, apo “gjoks i fundosur”.

    Këmbët – zakonisht ndodhin raste me këmbë harkor apo formë O, si dhe këmbë të sheshtë. Në paraqitjen e këtyre deformimeve ndikojnë faktorë kryesisht gjenetikë, pasiviteti fizik, trashja, dhimbje e këmbëve e ndonjëherë edhe e nyjeve.

    Problemet

    A e dini se tek fëmijët në 90% të rasteve, madje edhe deformimet më të vogla (shpinë, këmbët…) shpien deri në pasoja të përhershme? Duke u bazuar në hulumtimet e fundit, çdo i dyti fëmijë ka një deformim të tillë, ndërsa çdo i katërti ka dy apo më tepër deformitete. Më të shpeshtë janë ata me probleme të këmbëve, pastaj të shpinës, gjunjëve dhe ngritjen e kraharorit të gjoksit. Nëse nuk reagoni me kohë dhe vononi korrigjimin e deformiteteve, atëherë qëndrimi jo i rregullt i trupit mund të shkaktojë deformime strukturore apo statike që janë vështirë për t’u përmirësuar.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...