-0.8 C
Priština
More

    Çka thonë duart e ftohta për shëndetin tuaj

    spot_imgspot_img

    Thënia „duar të ftohta, zemra e ngrohtë“ është shumë simpatike, por nuk është ajo se në çka mund të tregojnë duart e ftohta.

    Kur temperatura bie, është normale që duart tuaja të jenë të ftohta, sepse sistemi i qarkullimit punon në atë që të rregullojë nxehtësinë e tërësishme të trupit. Mirëpo, ekzistojnë disa simptome të cilave duhet t’u kushtoni vëmendjen.

    SHENJAT PARALAJMËRUESE

    Këto simptoma janë shenja të paralajmërimit që ekziston problem me nervat dhe qarkullimin dhe do që do të duhet që të vizitoni mjekun?

    1. Këmbë dhe duar gjithnjë të ftohta
    2. Ndryshime në ngjyrën e lëkurës
    3. Mpirje
    4. Therrje
    5. Plagë dhe njolla
    6. Lëkura e shtrënguar

    NË ÇKA TREGOJNË

    Sëmundjet të cilat zakonisht lidhen me duart e ftohta janë: anemia, sëmundja Buerger, diabeti, sëmundja e arterive periferike (PAD), sëmundja Rainaud dhe skleroderma. Këto të gjitha janë çrregullimet të cilat mund të ulin qarkullimin e gjakut në ekstremitete. Mjeku mund që të diagnostifikojë problemin bazë dhe të propozojë trajtim adekuat. Gjithashtu, duart dhe këmbët gjithnjë të ftohta mund të jenë edhe si reagim në barëra të caktuara, siç janë beta-blokatorët dhe barërat për gjëndrën tiroide dhe migrenë.

    NGRIRJA

    Duart që janë në një gjendje serioze të të ftohtit mund që të sjellin deri te ngrirja. Kur trupi është i ekspozuar temperaturës nën pikën e ngrirjes për një kohë të gjatë, indet e lëkurës mund që të ngrihen dhe të shkaktojnë ngrirje të ekstremiteteve apo pjesëve të tyre. Ngrirjet më së shpeshti paraqiten në duar, shputa, hundë dhe veshë. Mund që të përjetoni mpirje apo therrje, kurse lëkura juaj mund që të duket e bardhë sikur qiri. Në rastet më të rënda, në lërkurë mund që të paraqiten edhe flluska. Nëse mendoni që keni ngrirje, shkoni tek mjeku për ndihmë të shpejtë dhe evaluim të gjendjes. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...