1.4 C
Priština
More

    5 truke për të prodhuar më pak hormon urie

    spot_imgspot_img

    Këshillat se si të mos ndjeheni të urritur dhe për si të dobësoheni pa dietë.Ndjesia e urisë dhe ngopjes rregullohen nga ato që quhen hormonet e urisë, lajmëtarë kimikë që rregullojnë urinë dhe dëshirën për ushqim, shkruan “Living”.

    Për shembull vaktet e shëndetshme dhe të pasura me fibra, favorizojnë një prodhim më të ulët të insulinës, një hormon i prodhuar nga pankresai që stimulon dëshirën për të ngrëmë më shumë ushqim, transmeton lajmi.net.

    Një tjetër hormon që ndikon tek ngopja është serotonina. Ja çfarë duhet të bëjmë për të prodhuar më pak nga hormoni i urisë dhe për t’u ndier më të ngopur.

    Më pak ëmbëlsira dhe vakte të gatshme për të limituar prodhimin e hormonit të urisë

    Të gjitha ushqimet e pasura me karbohidrate të rafinuara si buka, pastat, biskotat, ëmbëlsirat dhe të gjitha prodhimet e furrës në përgjithësi provokojnë rritjen e glicemisë, përgjegjëse për një prodhim të tepruar të insulinës, që stimulon sulme të papritura të urisë.

    Kanë vetinë që sa më shumë të konsumoni, aq më shumë ju hahen. Edhe lëngjet e frutave dhe pijet alkoolike kanë të njëjtin efekt sepse përmbajnë sheqerna që asimilohen shpejt nga organizmi.

    Pastat? Më mirë ‘al dente’

    Kur gatuhen al dente, pastat kanë një indeks glicemie më të ulët sepse amidoni është më pak i asimilueshëm nga organizmi.

    Hani më shumë perime

    Perimet dhe zarzavatet janë burime shumë të mira fibrash të shpërbëshme që ngadalësojnë asimilimin e sheqernave dhe nuk lejojnë në prodhimin e tepruar të insulinës.

    Flini më shumë

    Studime të ndryshme kanë vënë në dukje se cilësia e gjumit është në gjendje të ndikojë në raportin me ushqimin duke nikuar në ndjesinë e ngojes. Mungesa e gjumit për shembull, rrit prodhimin e grelinës, hormon i urisë dhe redukton atë të leptinës, hormon i ngopjes.

    Stresohuni më pak

    Tensionet, nervozizmi, irritueshmëria, stresi, stimulojnë një prodhim më të madh të kortizolit nga ana e gjendrave mbibeshkore.

    Ky hormon nga ana tjetër stimulon konsumin e ushqimeve në veçanti të atyre të pasura me sheqerna dhe yndyra që favorizojnë një prodhim të tepruar të insulinës, hormonit që stimulon urinë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...