-3.2 C
Priština
More

    Lëngu i limonit si tonik special për organizmin

    spot_imgspot_img

    Kur ke limonë në shtëpi, ideja më e mirë është të bësh limonatë. Merrni një enë qelqi dhe hidhni në të lëkurën e një limoni të plotë të larë mirë. Më pas, agrumet shtrydhini deri sa të mbushni një gotë e gjysmë me lëng.

    Hidheni lëngun në enën e caktuar për limonatën. Në një tenxhere të vogël hidhni sheqerin dhe ujin. Lëreni të ziejë deri sa të shkrihet plotësisht. Shurupin e formuar shtojeni në enën e limonatës dhe lëreni të ftohen dhe të kombinohen së bashku. Në këtë pikë, keni përfituar një koncentrat të mirëfilltë. Më pas, ju nevojitet një gotë me këtë koncentrat, 3 gota me ujë dhe kohë e lirë për të shijuar frutin e punës suaj. Koncentratin mund ta hidhni edhe në një kavanoz të personalizuar dhe ta bëni dhuratë.

    Koncentrati i limonatës i bërë në shtëpi

    Një gotë e gjysmë me sheqer, këshillohet sheqer kaf

    Një gotë e gjysmë me ujë

    Lëkura e grirë e një limoni të plotë

    Një gotë e gjysmë me lëng limoni të freskët

    Çaj me limon dhe xhenxhefil

    Ky çaj pak pikant është i mbushur me vitaminë C dhe përbërës që luftojnë bakteret dhe inflamacionin. Në një enë me 250 ml ujë zijeni pak xhenxhefil të prerë në feta (reth 2-3 cm xhenxhefil). Lëngut të përftuar shtojini një lugë lëng limoni. Çaji është tepër i mirë për të luftuar të ftohtin dhe virozat. Nëse preferoni, shtoni pak mjaltë, një produkt ideal për të luftuar mikrobet.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...