Flokët janë gjysma e bukurisë. Prandaj njëjtë si për lëkurë, edhe për flokë ju duhet të keni një kujdes të vecantë.Janë disa Vitamina që mund t’i merrni për të parandaluar rënien e tyre, apo për të stimuluar daljen e flokëve të tjera.
Sipas Dr. Marine Peredo, vitaminat e duhura për flokë janë B7 dhe Vitamina E. Të dy këtoj suplemente kanë në përbërje biotin.
“Biotina stimulon që flokët e reja të dalin dhe gjithashtu i bënë flokët më të bukura, duke i mbrojtur ato nga thatësira dhe rënia e tyre”, shprehet Peredo.
Biotina gjendet edhe në ushqime si: në bajame, arra, lajthia, banane e në të bardhën e vezë.
Vitamina E në anën tjetër ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve, përmirëson lëkurën e kokës si dhe i jep shkëlqim flokëve. Vitaminën E, mund ta gjeni në ushqime si: perime dhe në fara të ndryshme.