-0.3 C
Priština
More

    Dallimi mes herpesit dhe etheve

    spot_imgspot_img

    Misteri i madh më në fund zbulohet nga specialistët.Shumë njerëz duan të dië dallimin mes herpesit dhe etheve, por në të vërtetë, të gjitha janë lloje të herpesit, shkruan “TeenVogue”.

    Fjala herpes, duket të shqetësoi njerëzit më shumë sesa fjala infeksion.

    Ka një bagazh të madh që vjen me fjalën herpes, dhe kjo vjen më së shumti nga mungesa e diturisë që kanë njerëzit rreth herpesit.

    Kjo i ndikon shumë njerëz për keq, duke i bërë ata të ndihen të gjykuar për faktin që kanë herpes. Sipas OBSH, dy të tretat e personave mbi moshën 50 vjeçare kanë herpes të tipit 1, ndryshe të njohur s HSV-1. Ky është herpesi oral.

    Ndërsa hepresi i tipit 2, ose HSV-2, që është herpesi gjenital prekë një në gjashtë persona prej moshave 14 deri në 49 vjeç.

    Pse janë njerëzit kaq të frikësuar nga diçka kaq e zakontë? Shumica e përgjigjeve janë keq informimi. I gjithë koncepti i herpesit në përgjithësi është i keqkuptuar.

    Herpesi mund të transmetohet përmes puthjeve, seksit oral, ose lëngjeve trupore, transmeton lajmi.net. Shumë njerëz nuk e kuptojë se sa kanë rrezik të infektohen nga herpesi dhe janë panevojshëm gjykues.

    E vërteta është se, sëmundja bëhet e dukshme vetëm gjatë një shpërthimi, që mund të ndodhi vetëm një herë gjatë jetës së një personi të infektuar. Është e ngjashme me aknet, ka një mënyrë për ta ndaluar, por nuk ka asnjë arsye pse dikush duhet të ndjehet i turpëruar.

    Herpesi oral (HSV-1)

    Është i transmetueshëm nga kontakti gojë më gojë, dhe shkakton temperaturë dhe mund të jetë shumë e dhimbshme me raste. Zakonisht zgjasin 7-10 ditë, por me trajtimin e duhur mund të largohet më shpejtë.

    Ato mund të ngjiten edhe nga kontakti jo-direkt, p.sh. nëse e keni prekur zonën e infektuar me duar, infeksioni mund të përhapet përmes prekjes.

    Ndërsa HSV-2 është i transmetueshëm nga kontakti direkt i organeve gjenitale, mund të mos tregoj kurrë simptoma. Nëse këto simptoma shfaqen, mund të jenë shumë të rënda.

    Ju mund të merrni herpes gjenital nga dikush që ka herpes oral përmes seksit oral. Dikush që ka herpes oral ka gjasa më të vogla të infektohet me herpes gjenital.

    Nuk ka kurë për asnjërën, por të dyja janë të trajtueshme. Ndihma mjekësore është e nevojshme për të gjitha rastet e herpesit sepse ajo mund të bëhet më e vështirë për tu përballuar si pasojë e dhimbjeve nëse nuk merr trajtimin e nevojshëm.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...