Vajzat në Reddit u pyetën se çfarë janë ca gjëra jo seksuale që bëjnë burrat, por që përsëri i bëjnë ata seksi.
Ja përgjigjet e tyre.
- Kur ai mban erë të mirë.
- Kur e mbajnë peshqirin mbi shpatull.
- Kur di të bëjë barbeque/di si të gatuajë.
- Kur ka vetulla perfekte, por jo vajzërore.
- Zëri tij.
- Duart e mëdha.
- Kur i duken venat në duar/krahë.
- Kur është duke lexuar.
- Kur vesh kostum serioz.
- Kur është shumë i gjatë.
- Kur është i shkurtër dhe pak i mbushur ose me shpatulla të mëdha.
- Kur ngre lart bluzën.
- Kur bën humor.
- Kur përthyen mëngët.
- Kur e shoh si sillet më fëmijë të vegjël.
- Kur i pëlqejnë qentë.
- Kur ka oreks. (Për çdo gjë…)
- Kur ka probleme me autoritetet. Po, më pëlqejnë djemtë e këqinj!
- Kur i ka pulpat e këmbëve shumë të forta dhe me muskuj.
- Kur është inteligjent, edhe emocionalisht.
- Kur nuk bën gabime trashanike gramatikore. Dua dikë që di të shkruajë. Po kërkoj shumë?!
- Kur prek mjekrën ose nofullën dhe kur ka mjekër në përgjithësi.