-0.3 C
Priština
More

    Mos u shqetësoni për ushqimet që teprojnë pas festave, me këto truke do i ruani sa më gjatë

    spot_imgspot_img

    Për të ndihmuar në zvogëlimin e mbeturinave të ushqimit dhe edukimin e publikut, Samsung ka krijuar një seri këshillash se si të organizoni frigoriferin tuaj për ta bërë ushqimin të zgjasë më shumë.Karantina na solli në vëmendje pazaret e javës më shumë se kurrë më pare. Hulumtimet e reja nga Samsung tregojnë se shumica e njerëzve janë nuk janë të sigurt ku t’i ruajnë prodhimet e zakonshme të kuzhinës – në frigorifer ose në dollap – gjë që po kontribuon në shpërdorimin e mijëra kg-ve ushqim çdo vit.

    Studimi zbuloi se 42% e ushqimit që Britanikët blejnë hidhet, domethënë 2,675 pound në kosh çdo vit. Barishtet e freskëta (52%), vaktet e gatshme (46%) dhe salcat (45%) ishin kategoritë me sasinë më të madhe të mbetjeve. Pothuajse gjysma e njerëzve (48%) mendojnë se një sistem më i mirë i organizimit të ushqimit do t’i ndihmonte ata të zvogëlonin mbeturinat e tyre ushqimore dhe 58% mendojnë se ushqimi i tyre do të zgjaste më gjatë nëse do e ruanin atë në mënyrë korrekte.

    Samsung mendon se mund të japë një dorë ndihme. Me një sërë teknologjish të fuqishme si No Frost dhe Optimal Fresh + që ruajnë ushqimin në kushte ideale, frigoriferi i ri Samsung RB7300 është projektuar për të ruajtur freskinë edhe të artikujve më delikate – duke ndihmuar konsumatorët të shijojnë ushqimin për më gjatë.

    Të dhënat gjetën gjithashtu se disa nga arsyet më të zakonshme për mbeturinat e ushqimit janë harresa e artikujve në frigorifer (26%), moskontrollimi i datave të skadimit (29%) dhe mosplanifikimi i vakteve para blerjes (29%).

    Klientët që kërkojnë të ruajnë më shumë, por pa harruar aksidentalisht ushqimin e fshehur në një frigorifer të mbushur, mund të shfrytëzojnë Teknologjinë SpaceMax të Samsung me mure më të hollë, kështu që frigoriferi me të njëjtën madhësi nga jashtë ka kapacitet më të madh brenda.

    Në një përpjekje për të luftuar ushqimin e shpërdoruar dhe për të ndihmuar në edukimin e konsumatorëve, Samsung ka krijuar një seri këshillash të thjeshta se si të organizoni frigoriferin tuaj për të zvogëluar mbeturinat e ushqimit dhe për t’i bërë ushqimet të zgjasin më shumë.

    1. Përshtateni frigoriferin tuaj sipas nevojave tuaja. Gjithmonë ka një shishe të gjatë ose një enë me ushqime të mbetura që rafti nuk i nxë. Të heqësh raftet kërkon shumë punë. Raftet Slide & Fold të Samsung mund të palosen lehtësisht, të ngrihen dhe të ulen për të krijuar përshtatjen më të mirë për të gjitha ushqimet tuaja.
    2. Jo të gjitha frutat dhe perimet janë njësoj, prandaj është e rëndësishme që ato të ruhen në mënyrën e duhur për të ruajtur freskinë më gjatë. Disa fruta dhe perime, të tilla si avokado, pjeshkë dhe pjepër duhet të ruhen jashtë frigoriferit para se të piqen së tepërmi, por të futen në frigorifer sapo të jenë pjekur për të parandaluar kalbjen.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...