Fetusi në barkun e nënës fillon të zhvillojë shqisat që në javët e para dhe për këtë është shumë i rëndësishëm komunikimi i prindërve me të. Roli i babait në këtë fazë është shumë i rëndësishëm. Dëgjimi i fëmijës fillon të zhvillohet që në muajin e dytë të shtatzanisë, por maturohet vetëm në muajin e nëntë. Dëgjimi i fëmijës është pothuajse normal në javën e 35 të shtatzanisë dhe fëmija reagon ndaj çdo stimuli të jashtëm.Zëri i babait
Lidhja e fëmijës me nënën është e pashmangshme, sepse fëmija ndien gjithçka të saj, frymëmarrjen, zhurmën e tretjes, etj, ndërsa babai nuk e ka këtë privilegj. Fëmija e njeh atë në mënyë indirekte. E vetmja gjë që ka në dorë babai është të flasë me të përmes barkut të nënës, prandaj kjo gjë duhet praktikuar sa më shumë të jetë e mundur. Në javën e 28 të shtatzënisë, babai mund të bisedojë me fëmijën, pasi ai arrin të bëjë dallimin e zërit përmes tonit. Kjo bën që fëmija të mësohet me zërin e të atit dhe ta dallojë atë kur të lindë.
Reagimet
Disa fëmijë reagojnë duke goditur më shumë, ndërsa të tjerët qetësohen sapo dëgjojnë babanë e tyre të flasë. Studime të tjera tregojnë se deri në javën e 26-të të shtatzënisë zhurma me zë të lartë shkakton një përshpejtim të rrahjeve të zemrës dhe lëvizjeve të fetusit, ndërsa një muzikë melodike e relakson atë.