-3.2 C
Priština
More

    Zbulohet simptoma më e zakonshme e Coronavirusit

    spot_imgspot_img

    Coronavirusi ka “sunduar” jetën tonë për gati një vit, por falë hulumtimeve dhe studimeve të shumta, ne e njohim virusin sot shumë më mirë sesa në ditët e para të pandemisë.

    Hulumtimi vazhdon të zbulojë faktet në lidhje me virusin, duke përfshirë një studim të ri që paraqet simptomën më të zakonshme të mundshme: dhimbje muskulore, raportojnë mediat botërore.

    Përparimi në kuptimin e simptomave të shoqëruara me COVID-19 mund të ndihmojë gjithashtu në përfundimin e kësaj pandemie. Studiuesit tani po analizojnë sasinë e gjerë të të dhënave shëndetësore të krijuara gjatë pandemisë, për të siguruar një pamje më të qartë të simptomave të lidhura me COVID-19.

    Një studim i fundit i botuar në British Medical Journal u përpoq të karakterizonte simptomat e COVID-19 në popullatën islandeze.

    Sipas mediave, studimi përbëhej nga të gjithë individët, testi i të cilëve ishte pozitiv për Coronavirus midis 17 mars dhe 30 prill 2020. Midis 1,564 personave pozitivë për SARS-CoV-2, simptoma më e zakonshme ishte mialgjia.

    Mialgjia zakonisht përshkruan dhimbjen në muskuj – ligamentet, tendinat dhe fascinë, indet e buta që lidhin muskujt, kockat dhe organet. Mialgjia (55 për qind) u shoqërua me dhimbje koke (51 për qind) dhe kollë të thatë (49 për qind). Ndërsa ethet dhe gulçimi ishin më pak të shpeshta nga sa ishte raportuar më parë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...