1.4 C
Priština
More

    Si të tregohesh romantik/e pa qenë nevoja të shpenzosh shumë para

    spot_imgspot_img

    Romanca nuk ka nevojë për guidë apo receta, por se frymëzoheni me disa ide nuk është keq! Aq më tepër kur financat nuk janë në ditët e tua më të mira. Nuk ka rëndësi nëse jeni thjesht të lidhur, bashkëjetoni, jeni të martuar apo në takimet e para. Detajet romantike në masën e duhur s’bëjnë kurrë keq!Jo gjithmonë është nevoja të shpenzoni gjysmën e rrogës për t’u dukur i/e dashuruara e shekullit, apo një udhëtim në Paris për ta bërë të ndihet e vlerësuar. Rikthehuni tek gjërat e vogla, pasi shpesh peshojnë më shumë.

    1. Shkruaj diçka tek blloku/axhenda e tyre

    Nëse kanë një të tillë, gjej një faqe bosh dhe shkruaj diçka të lezetshme. Deklarata të papritura si „Të dua“ në një bllok, do të surprizonte këdo!

    1. Trego entuziazëm për diçka që mund ta bëni vetëm ju të dy!

    Sikur edhe një film apo serial në Netflix. Një recetë e gatuar bashkë apo vëmendje teksa shkruani. Kaq mund të mjaftojë!

    1. Bëni një arratisje të vogël bashkë

    Kur ajo më pak e pret, telefonoje dhe thuaj: „Bëhu gati se vij për 5 minuta!“ S’ka fjali që të emocionin më shumë!

    1. Kthehuni në vendin ku u takuat për herë të parë

    Nëse ky s’është detaj romantik, atëherë s’e dimë çfarë është.

    1. Një tufë lule!

    Mbetet gjesti klasik i romancës! Mundësisht jo për ditëlindje.

    1. Surprizoji duke i mbushur frigoriferin me gjërat e tyre të preferuara!

    Dhurata më e bukur që mund t’i bësh dikujt.

    1. Komplimentoje!!

    Nëse do ta shohësh të buzëqeshur!

    1. Trego interes për t’i mësuar diçka që atij/asaj i intereson

    Mos harro se këto detaje ujisin dashurinë!

    1. Bëni një xhiro të gjatë në park dhe bisedoni

    I bën mirë marrëdhënies suaj nëse e bëni herë pas here!

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...