-2.4 C
Priština
More

    7 gjëra që duhet të bëjë prindi që të ndihmoj fëmijën të bëhet i zgjuar

    spot_imgspot_img

    Psikologët e Harvardit japin këshilla për prindërit se si të ndihmojnë fëmijët të bëhen më të zgjuar.

    Truri i një fëmije është si truri i një të rrituri një miniaturë, shkruan “CNBC”. Është detyra e prindit që të ndihmojë fëmijën që të rritet në mënyrën e duhur.

    Bazuar në kërkime të bëra me vite të tëra, psikologët dhe neurologët kanë mbledhur 7 këshilla për juve se si të ndihmoni fëmijën të jetë sa më i zgjuar.

    Bëhuni një kopshtar, jo një zdrukthëtar

    Zdrukthëtarët gdhendin drurin në mënyrën që ata duan, ndërsa kopshtarët ndihmojnë lulet që të rriten të shëndetshme në hapat e vet.

    Edhe prindi duhet të inkurajoj rritjen e fëmijës, jo ta detyroj atë të rritet në mënyrën që ata duan. Konsideroni edhe dëshirat e fëmijës tuaj.

    Flisni dhe lexojini shumë fëmijës tuaj

    Kërkimet tregojnë se edhe nëse fëmija është vetëm disa muajsh dhe nuk i kupton fjalët, më vonë ato do t’i kryejnë punë.

    Kjo do të ndërtoj një aftësi për të mësuar më shumë fjalë në të ardhmen dhe do i bëjë më të aftë të mësojnë fjalë në të ardhmen duke zhvilluar inteligjencën e tyre linguistike.

    Shpjegoni gjërat

    Mund të jetë shumë lodhëse të përgjigjeni çdo herë që fëmija juaj iu pyet “pse?”. Shmangni përgjigjen “sepse unë thash ashtu”, sepse kjo do i bëjë ata të paaftë për të bërë gjykime në të ardhmen se pse ndodhin gjëra të caktuara.

    Fëmija nuk duhet të ketë frikë nga ju, por duhet të kuptoj pse duhet ose nuk duhet të bëjë veprime të caktuara.

    Shpjegoni aktivitetin, jo personin

    Nëse i biri juaj godet të bijën tuaj, mos iu adresoni si “djalë i keq”, por tregojini se ai nuk duhet të godas motrën, sepse asaj i dhemb dhe ajo do të mërzitet.

    Gjithashtu as asaj nuk duhet t’i thoni “vajzë e mbarë”, por duhet t’i thoni, të lumtë që zgjodhe të mos e godasësh vëllanë edhe pse ai të goditi.

    Në këtë mënyrë, ju i mësoni ata se çfarë është mirë e çfarë është keq, e jo kush është i mirë e kush është i keq.

    Ndihmojini fëmijët të iu kopjojnë

    Fëmijët kanë dëshirë të luajnë me gjëra që ne i bëjmë si punë. Për shembull, të pastrojmë, të punojmë në kopsht etj, sepse ata kanë dëshirë të sillen sikur prindërit e tyre.

    Mirëpo mbani mend, fëmijët kopjojnë edhe veprimet e këqija.

    Ekspozojeni fëmijën ndaj njerëzve të tjerë

    Përpos njerëzve që fëmijët tuaj zakonisht takojnë, si për shembull gjyshërit, tezet, hallat, dajat, miqtë etj, përpiquni ta takoni me sa më shumë njerëz sidomos kur janë foshnja.

    Foshnjat që shohin shumë fytyra dhe dëgjojnë më shumë gjuhë, do ta kenë më të lehtë në të ardhmen të mbajnë mend dhe të mësojnë gjuhë të huaja.

    Lërini të jenë të pavarur

    Fëmijët e parapëlqejnë shumë të provojnë të bëjnë gjërat vetë, si p.sh. të vishen vetë, të plotësojnë enigma etj. Kjo është shumë mirë, fëmija duhet të ndihet i pavarur.

    Fëmijët deri në moshën 2 vjeçare, nuk kanë një sens të botës, nuk e kuptojnë se si funksionon jeta. Prandaj është  e rëndësishme t’i lini të kuptojnë efektet e veprimeve të tyre, lërini të jenë të pavarur.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...