4.4 C
Priština
More

    Ja si duhet t’i lani rrobat për t’ua “zgjatur jetën”

    spot_imgspot_img

    Uji i ftohtë përgjithësisht është më i sigurt për rroba, për ngjyra të shndritshme dhe të hirta dhe tekstile të ndjeshme.Testimet e Universitetit në Leeds zbulojnë se temperatura e larjes ndikon në pëlhura të ndryshme.

    Rezultatet tregojnë që rrobat më mirë mirëmbahen kur lahen në programe të ftohta dhe të shkurtra të rrobalarëses.

    Studimi ka hulumtuar se çfarë ndodh me fanellat e zakonshme gjatë larjes dhe si do të humbin ngjyrën më shpejt.

    Rezultatet kanë treguar që fanellat shumë më shpejt humbin ngjyrën me rastin e larjes në 40 gradë.

    Me larje të vazhdueshme ka vazhduar i njëjti efekt, andaj hulumtuesit kanë përfunduar që në ciklin e shkurtër dhe të ftohtë të larjes, ngjyrat më pak shpëlahen.

    – Uji i ftohtë përgjithësisht është më i sigurt për rrobat, për ngjyrat e shndritshme dhe të errëta dhe për pëlhura të ndjeshme, sepse nuk do të shkaktojnë humbje të ngjyrës dhe dëmtime të fijeve – ka thënë Caroline Forte, nga Laboratori për pastrim.

    Forte ka shtuar që uji i nxehtë gjithmonë është më i mirë për njollat e forta dhe për rrobat e bardha.

    – Nëse dëshironi t’i eliminoni njollat apo dëshironi t’i vrisni bakteret, ngrini temperaturën, shpjegoi ajo për GoodHouseKeeping.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...