2.2 C
Priština
More

    Katër arsye pse mund të keni ftohtë në pjesën më të madhe të kohës

    spot_imgspot_img

    Shumë prej jush mund të ankoheni se keni ftohtë në çdo stinë, natyrisht ankesat rriten kur temperaturat ulen. Janë disa arsye dhe faktorë që ndikojnë në temperaturën e trupit tonë, si dhe mund të jenë arsye pse disa njerëz kanë ftohtë gjithmonë.Anatomia

    Burrat dhe gratë krijojnë sasi të ndryshme nxehtësie për ta mbajtur trupin të ngrohtë. Burrat kanë një normë mesatare më të lartë metabolike ‚të pushimit‘ (të energjisë së djegur në qetësi) për shkak të masës së tyre më të lartë muskulare.

    Në mënyrë të ngjashme, shtresat e yndyrës, të cilat janë krijuar për të izoluar dhe mbajtur trupin të ngrohtë, shpërndahen ndryshe tek burrat dhe gratë. Gratë kanë një shtresë dhjami gati dy herë më të trashë nën lëkurë në duar dhe këmbë, kështu që nxehtësia nga çdo muskul themelor e ka më të vështirë – dhe kërkon më shumë kohë – për të arritur tek receptorët e temperaturës në lëkurë, e cila mund të jetë arsyeja pse disa gra mund të ankohen se ndjejnë ftohtë më shpesh.

    Hormonet

    Gratë kanë një ndryshim ciklik në temperaturën bazë të trupit i cili ndikohet nga hormone të ndryshme, përfshirë këtu hormonet e ciklit menstrual. Para ovulimit, temperatura mesatare është 35.9, pastaj arrin në 36.7 disa ditë pas.

    Një numër i hormoneve seksuale bashkëveprojnë me sistemin që rregullon temperaturën tonë. Për shembull, estrogjeni rrit vazodilatacionin, një zgjerim të enëve të gjakut, i cili ndihmon në uljen e temperaturës së trupit – ndërsa progesteroni tenton të shkaktojë temperaturë më të ngrohtë të trupit. Studimet tregojnë se progesteroni sintetik, i gjetur në kontraceptivët oralë, shkakton një ngritje të zgjatur të temperaturës së trupit.

    Ndërsa nivelet më të larta të testosteronit tek burrat duket se mund të ndihmojnë që të ndiejnë të ftohtin më pak duke desensibilizuar një nga receptorët që zbulon të ftohtin.

    Kushtet shëndetësore

    Disa sëmundje dhe gjendje shëndetësore shoqërohen me një tolerancë të zvogëluar ose ndjesi të të ftohtit. Sëmundja ‚Raynaud‘ është një gjendje e cila bën që disa zona të trupit, veçanërisht gishtat e duarve dhe këmbëve të jenë të ftohta edhe kur temperatura e ambjentit është e ngrohtë. Shkaktohet nga ngushtimi i shpejtë i enëve të vogla të gjakut në këto zona. Gratë kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga ‚Raynaud‘. Trajtimi kryesisht përqendrohet në shmangien e të ftohtit, shkaktarët e stresit, ilaçet që mund të shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut dhe disa ndryshime të mënyrës së jetesës. Hipotiroidizmi është një gjendje tjetër që mund ta bëjë dikë të ketë ftohtë.

    Probleme të enëve të gjakut

    Arterioskleroza është ngushtimi i enëve të gjakut për shkak të grumbullimit të pllakave – i njëjti material që mund të shkaktojë sulme në zemër. Ekzistojnë lloje të ndryshme të kësaj gjendje, por ajo që më së shpeshti shkakton një ndjenjë të ftohti është sëmundja e arteries periferike, ku arteriet që furnizojnë gjak në gjymtyrë janë të ngushtuara. Gjaku ruan indet e gjymtyrëve tona duke u siguruar atyre lëndë ushqyese që u mundësojnë të vazhdojnë funksionimin dhe gjenerimin e nxehtësisë – kjo është arsyeja pse njerëzit me këtë gjendje mund të kenë vazhdimisht ftohtë. Nëse nuk mjekohen, simptomat mund të kalojnë në iskemi të gjymtyrëve, ku gjaku pritet totalisht, duke shkaktuar gangrenë.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...