-2.4 C
Priština
More

    Kur është koha e duhur për të marrë vitaminat gjatë ditës

    spot_imgspot_img

    Shumë njerëz marrin një ose disa vitamina gjatë ditës për të plotësuar dietën e tyre. Por, a ka rëndësi koha kur i konsumoni? A ka ndonjë kohë të veçantë se kur duhet t’i pini?Ekspertët bashkohen me idenë se vitaminat duhet të merren pothuajse në të njëjtën kohë, çdo ditë. Pra, ka rëndësi që të mos u ndryshoni orarin. Nga ana tjetër, me rëndësi të madhe është edhe absorbimi – pra thithja e tyre nga organizmi. Nuk mjafton vetëm t’i vendosni në gojë dhe t’i pini.

    Disa vitamina absorbohen më mirë kur merren me ushqim. Këto përfshijnë suplemente të tretshme në yndyrë si vitaminat A, D, E dhe K, sipas Medical News Today.

    Suplementet minerale si magnezi, zinku dhe kalciumi nuk absorbohen mirë kur merren së bashku. Ata luftojnë njëri-tjetrin, gjë që mund të eleminojë efikasitetin e përgjithshëm. Merrini individualisht, mundësisht pas një vakti për të shmangur shqetësimet në stomak.

    Vitaminat B, të cilat përfshijnë niacin, acid folik, tiamin dhe riboflavinë, përveç B6 dhe B12, sigurojnë energji pas konsumit. Për këtë arsye, do të ishte mirë që t’i konsumoni në mëngjes.

    Disa vitamina mund të ndërveprojnë me ilaçet, kështu që para se t’i bëni pjesë të rutinës suaj, konsultohuni paraprakisht me mjekun ose farmacistin.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...