DASHI
Puna: Kjo është një javë gjatë së cilës ju do ta sfidoni veten në diçka krejtësisht të re, ndoshta në vendin e punës, por ndoshta si një pasion. Ndryshime të shumta ju presin në planin e biznesit dhe suksesi në atë fushë është i garantuar.
Shëndeti: Do të keni më shumë interes për gjërat shpirtërore gjatë kësaj jave dhe do t’i përkushtoheni veçanërisht shëndetit tuaj mendor.
Dashuria: Venera do të në favorin tuaj këtë javë, gjë që do të çojë deri te thellimi i marrëdhënieve ndërmjet jush dhe partnerit tuaj. Në qoftë se gjatë ditëve të kaluara keni pasur një sërë mospajtimesh apo thjesht nuk keni qenë të gatshëm për të biseduar, tani është koha e duhur ta bëni këtë, në mënyrë që lidhja juaj të mos pësojë. Deshtë e lirë këtë periudhë do ta shfrytëzojnë për aventura të reja jetëshkurtra.
DEMI
Puna: Keni arritur të gjeni ekuilibrin perfekt midis biznesit dhe jetës private, gjë që ju bën shumë të motivuar për të vazhduar arritjen e qëllimeve të biznesit që keni vendosur në fillim të vitit. Nëse nuk mund të gjeni gjuhë të përbashkët me kolegët, përpiquni të arrini një kompromis.
Shëndeti: Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe merrni mjaftueshëm vitamina që të mos befasoheni nga një ftohje.
Dashuria: Do të vëzhgoni me kujdes emocionet tuaja gjatë kësaj jave, të cilat mund të çojnë në zbulime të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet midis jush dhe partnerit tuaj. Ekzistojnë gjithashtu gjasa që të ketë një sërë konfliktesh dhe keqkuptimesh midis jush për shkak të situatave të pazgjidhura nga e kaluara që nuk ju lejojnë të lëvizni përpara. Përdoreni këtë kohë të mendoni në mënyrë të sinqertë për pozicionin tuaj dhe të kuptoni nëse marrëdhënia juaj ka një të ardhme. Demat e lirë mund të kenë shumë fat dhe më në fund të takojnë një person që do të zgjojë pasionin e tyre.
BINJAKËT
Puna: Me lëvizjen e Venerës, ka gjasa që të keni shumë më pak stres në punë sesa zakonisht, gjë që do t’ju ndihmojë të relaksoheni shumë edhe në jetën tuaj private. Do të krijoni rutina të reja ditore dhe do të përpiqeni të punoni me kënaqësi.
Shëndeti: Duke vendosur rutina të reja, ju do të sillni paqe në jetën tuaj dhe vendosmërisht do t’u përkushtoheni praktikave të tilla siç janë joga dhe Pilates.
Dashuria: Këtë javë do të punoni për zhvillimin e marrëdhënieve të reja dhe atyre ekzistuese romantike, dhe nëse keni menduar për një kohë të gjatë se a do t’i jepni një personi edhe një shans, ka të ngjarë që përgjigjja juaj të jetë po. Me ndihmën e partnerit do të mësoni shumë për veten dhe do të kuptoni se cilat pika tuaja janë të dobëta dhe pse disa tipare të njerëzve të tjerë shumë të lehtë ju nxjerrin jashtë rrjedhave. Ju do të keni një dëshirë të fortë që ta përmirësoni marrëdhënien tuaj dhe ta çoni atë në një nivel më të lartë. Binjakët e lirë do të jenë plotësisht indiferentë, sepse dashuria nuk është përparësia e tyre kryesore në jetën e tyre tani.
GAFORRJA
Puna: Në planin afarist gjithçka shkon shumë më mirë sesa e prisnit dhe, edhe pse jeni duke bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë, ju arrini të përballoni gjithçka dhe produkti i punës suaj i kënaq të gjithë. Përpiquni që të jeni gjithmonë të organizuar në mënyrë që pa dashje të mos humbisni diçka.
Shëndeti: Lejoni trupin tuaj të fle mjaftueshëm dhe përpiquni të ushqeheni sa më shëndetshëm.
Dashura: Ju e doni veten ashtu siç jeni dhe e pranoni plotësisht atë që prisni nga partneri juaj, megjithatë, vetëm një koment i vogël negativ në një nga lëvizjet tuaja mund të shkaktojë një numër situatash të pakëndshme. Mos u ofendoni nga gjërat e vogla dhe mos lejoni që të rrezikojë marrëdhënien tuaj harmonike. Gaforret e lira në këtë periudhë ndoshta do të qëndrojnë larg të gjithëve dhe nuk do të shfaqin interesim për ndonjë lidhje romantike.
LUANI
Puna: Gjatë kësaj jave do të dëshironi të zbuloni të gjitha cilësitë tuaja përnjëherë dhe do të punoni plotësisht vetë në projekte të mëdha që mund t’ju sjellin përparime të rëndësishme në punë. Sidoqoftë, mos e lejoni veten të tërhiqeni pas lavdërimeve të para, sepse suksesi i madh kërkon punë të vazhdueshme.
Shëndeti: Shmangni sportet aventureske.
Dashuria: Luanët e lirë tashmë kanë filluar të mërziten dhe të mendojnë se si të gjejnë një person me të cilin do t’i kalojnë pushimet dhe të ndajnë të paktën pak atmosferë të pushimeve, ndërsa Luanëve të martuar ose atyre që një lidhje tashmë çdo gjë u duket e tepruar. Nëse ndiheni sikur partneri juaj po ju mbyt ose po e kaloni më shumë kohë së bashku, ndahuni për një kohë dhe bëni gjërat që ju bëjnë të lumtur.
VIRGJËRESHA
Puna: Në punë jeni duke u lodhur së tepërmi dhe më nuk po gjeni kurrfarë lumturie në të, andaj keni filluar të kërkoni pasione të reja kreative. Përkushtojuni pasionit tuaj të cilin do ta zgjidhni, sepse ai pasion shumë lehtë mund të bëhet punë juaja e re.
Shëndeti: Jeni nervozë dhe shpesh po keni dhembje koke.
Dashuria: Po ndiheni shumë rehat në shtëpi dhe dëshironi të kaloni sa më shumë kohë me partnerin tuaj. Është e mundur që të kthehet në jetën tuaj një person nga e kaluara, por ai nuk do të qëndrojnë aty për shumë kohë dhe do të përpiqet t’i sqarojë disa gjëra që kanë mbetur pa thënë. Për Virgjëreshat e lira, kjo mund të jetë shumë zhgënjyese, ndërsa ato që janë në një lidhje do t’i çojnë të mendojnë dhe t’i analizojnë marrëdhënien ekzistuese.
PESHORJA
Puna: Venera është në favorin tuaj gjatë kësaj jave dhe mund t’ju sjellë një sërë suksesesh financiare. Ka mundësi që të merrni një ofertë të re për punë apo që në vendin aktual të punës do t’ju ofrohet punë në një projekt shumë të rëndësishëm.
Shëndeti: Mbroni shpinën, mos bëni lëvizje të pamatura dhe mos bartni gjëra të cilat janë tepër të rënda për ju, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Ndërmjet njerëzve tuaj të dashur kanë ndodhur një sërë mosmarrëveshjesh dhe të gjithë presion nga ju që t’i zgjidhni problemet e tyre. Është e mundshme që gjatë kësaj jave të dëshironi të distancoheni nga të gjithë dhe të kërkoni pak qetësi për vete, në mënyrë që të merrni vendimin e duhur. Nëse partneri juaj përpiqet t’ju ndajë nga familja apo nga miqtë më të mirë, është koha t’ia thoni lamtumirën. Peshoret e lira do të kënaqen me momentet e qeta dhe do t’i planifikojnë hapat e tyre të ardhshëm, pa u menduar fare për marrëdhëniet dashurore.
AKREPI
Puna: Jeni të motivuar të ndërmerrni një sërë ndërmarrësh gjatë kësaj jave, ndërkaq tashmë një kohë të gjatë po kultivoni shpirtin ndërmarrës, kjo mund të thotë që mu gjatë këtyre shtatë ditëve do të lansoni një projekt të ri në kompani.
Shëndeti: Mos lejoni që ambiciet tuaja të marrin primatin mbi shëndetin tuaj mendor.
Dashuria: Po ndiheni shumë të vlerësuar dhe të dashuruar, gjë që mund t’i kontribuojë krijimit të harmonisë në marrëdhënien tuaj romantike. Nëse jeni të lirë, me siguri do të shfaqet dikush i cili do ta vlerësojë shumë personalitetin tuaj, por ndaj të cilit nuk do të ndieni ndonjë tërheqje të veçantë. Akrepat e martuar do të surprizohen këndshëm me gjërat të cilat për ta po i përgatisin partnerët shumëvjeçarë.
SHIGJETARI
Puna: Jeni të motivuar që të t’u përkushtoheni një sërë ndërmarrjesh të ndryshme afariste gjatë kësaj jave, mirëpo nëse tashmë një kohë të gjatë po kultivoni frymën e ndërmarrësisë, kjo mund të thotë që mu gjatë kësaj jave do të lansoni një projekt tuajin të ri në kompaninë tuaj.
Shëndeti: Mos bini pre e ambicieve që të merrni primatin mbi shëndetin tuaj mendor.
Dashuria: Këtë javë do t’i përkushtoheni vetëm vetes, por mos e harroni krejtësisht partnerin. Nëse një kohë të gjatë po e zvarrisni një ndejë argëtimi me të apo rrallë u përgjigjeni porosive të tij, mund të ndodhin probleme serioze në lidhjen tuaj. Shigjetarët e lirë thjesht nuk janë të interesuar për askënd dhe për asgjë gjatë kësaj jave. Të gjithë njerëzit e rinj po i krahasoni me ish-dashuritë tuaja dhe kjo gjë nuk do t’ju çojë askund.
BRICJAPI
Puna: Do t’i zgjidhni problemet me kolegët tuaj gjë që do të çojë deri te krijimi i një atmosfere më të këndshme në vendin e punës. Atmosfera e re punuese do të bëjë që shumë më tepër ta doni punën tuaj dhe të miqësoheni me kolegët tuaj.
Shëndeti: Kushtoni kujdes ushqimit, posaçërisht nëse shkoni në ndonjë ngjarje apo festë.
Dashuria: Këtë javë bricjapit do ta shfrytëzojnë për t’iu përkushtuar periudhës që e kanë lënë pas dhe të kuptojnë cilat janë ato gabime që i kanë bërë dhe përse disa njerëz janë larguar nga ta. Edhe pse do të ndiheni sikur partneri juaj po përpiqet t’ju kundërvihet në çdo situatë, kjo gjë mund të jetë si një mekanizëm mbrojtës, i krijuar për shkak të ndodhive të fundit. Bricjapët e lirë munden lirisht të shfrytëzojnë kohën për flirte të reja.
UJORI
Puna: Qëndroni edhe një kohë para se të shkoni në pushimin e merituar, edhe pse tashmë jeni të lodhur nga marrja e përgjegjësive për çdo gjë që ndodh.
Shëndeti: Mos i lejoni vetes të dështoni, kur të ndiheni tepër të lodhur dilni në natyrë dhe shëtitni apo përkushtojuni stërvitjeve fizike.
Dashuria: Nëse keni marrëdhënie të padefinuar me ish-partnerin, gjatë kësaj jave shanse të mëdha janë për t’u pajtuar me atë person. Nëse tashmë një kohë të gjatë mendoni për atë person, kjo gjë është edhe një rast më shumë. Për Ujorët e zënë kjo mund të jetë periudhë shumë e pakëndshme e cila mund t’ua rrezikojë marrëdhëniet dashurore, derisa Ujorët e lirë do të jenë gatshëm t’i përtërijnë pasionet e vjetra.
PESHQIT
Puna: Mos u merrni me punën bëni punën e dikujt tjetër për të cilën as nuk merrni merita në fund të fundit. Marrëdhëniet e mira me kolegët janë shumë të rëndësishme, por është edhe më e rëndësishme të mos lejoni që të tjerët të përfitojnë nga ju.
Shëndeti: Mos e sforconi stërvitjen, por mos e kaloni gjithë ditën duke qëndruar ulur ose shtrirë.
Dashuria: Prania e të tjerëve do t’ju pengojë shumë gjatë kësaj jave dhe përgjigjen do ta gjeni vetëm në justifikime që të qëndroni vetëm. Mos u bëni i vrazhdë ndaj partnerit dhe dërgoni vetëm një porosi që keni nevojë për pak kohë për t’ia kushtuar vetes, në mënyrë që t’i realizoni ëndrrat tuaja. Peshqit do të angazhohen në flirte dhe do të tërhiqen nga njerëz që janë krejtësisht të ndryshëm nga ata.