Sapo paradoksale të ngjajë, gjërat apo gjestet më seksi në botë, nuk kanë të bëjnë fare po fare me vetë seksin. Eshtë e çuditshme, por e dimë fare mirë të gjithë që kështu ndodh.
Përshembull, si do të përgjigjeshit ju nëse do t’ju pyesnin se cila është gjëja më erotike që ju tërheq më shumë?! Për këta njerëz, janë gjithë gjërat e listuara më poshtë.
„Kur dikush më prek flokët me shumë butësi.“
2.
„Entuziazmi! Asgjë nuk të jep më shumë kënaqësi sesa të shohësh që dikush jo vetëm që do të bëjë gjëra me ty, por është i emocionuar për çfarë do bëni (jo vetëm në kuptimin seksual. Mund të jetë një projekt, një darkë në një restorant të ri, etj. “
3.
„Kur flas me një vajzë dhe ajo fut flokët pas veshit. Zemra gati sa s’më del nga vendi në atë çast.“
„Për mua është momenti kur një burrë nis të rregullojë rripin e tij të xhinseve.“
5.
„Burrat me kostume! Adhuroj kur i rrinë mirë, s’ka rëndësi çfarë moshe apo masë kanë, duken bukur!“
6.
„Kur një grua vesh këmishë burrash që është mjaftueshëm e gjatë sa për ta mbuluar dhe kështu s’ka nevojë të veshë pantallona.“
„Kur një burrë tregon forcën e tij në mënyrë të paqellimtë. Jo kur janë në palestër a diçka të ngjashme. E kam fjalën për një situatë shumë rastësore, kur i duhet të ngrejë një objekt të rëndë.
8.
„Kur një vajzë nis të kapë flokët bisht nga hiçi.“
9.
„Kur ai heq kollaren! Aq më tepër nëse e bën me ngadalë!“
10.
„Të shoh një burrë që është baba i mirë dhe bën gjëra të lezetshme për bebin e tij. Mendoj se është shumë e rëndësishme dhe instikti mëmësisë më çon drejt kësaj. Truri në mënyrë të pavetëdijshme mendoj se më thonë, „është një kombinim i mirë“.
„Shumë specifike, por mendoj se zhurma që bëjnë takat në dysheme gjatë ecjes është seksi.“
„Kur partneri im do të shohë nga pjesa mbrapa e makinës dhe kthen kokën, ndërkohë që dorën e ka vënë tek sedilja ime. Qafa e tij gjithë muskuj tërhiqet dhe sa herë e bën unë dua ta puth.“
Burimi: BuzzFeed