1.7 C
Priština
More

    9 vende ku nuk duhet të shkoni kurrë pa një dezinfektant me vete

    spot_imgspot_img

    Të gjithë e kemi fare mirë të qartë që larja e duarve është mënyra më e sigurtë për të ndaluar përhapjen e baktereve: rreth 80% e tyre përhapen vetëm prej duarëve! Pavarësisht se tani më shumë se kurrë përpiqemi të ruajmë higjenën për të parandaluar përhapjen e Covid-19, jo gjithnjë kemi mundësi ta bëjmë siç duhet procesin e larjes së duarve.

    Gjatë ditës, shkojmë në shumë vende dhe një pjesë e tyre janë mbartësit kryesorë të baktereve. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mbani gjithmonë në çantë një alkool/dezinfektant për ta përdorur, aq më tepër nëse ndodheni në një nga vendet më poshtë.

    1. ATM

    E keni parasysh që për të tërhequr paratë duhet të kryeni fillimisht procesin e zakonshëm. Teksa bëni veprimet  (fusni kodin/kartën, etj) duhet të shtypni butonat e pasura me baktere. Të gjithë këto kalojnë në duart tuaja!

    Eshtë shumë e rëndësishme që pasi të keni përfunduar të dezinfektoni duart me xhel  ose alkool.

    1. Transporti publik

    Mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë për përhapjen e virusit është gjendet në transportin publik. Urbanët mbeten një kërcënim për përhapjen e Covid-19, prandaj përpos maskës duhet absolutisht të udhëtoni duke mbajtur me vete një xhel dezinfektues ose alkool.

    1. Supermarketet

    Përveç faktit që është një vend ku hyjnë dhe dalin shumë njerëz, produktet e ndryshme që shiten në  to bëjnë që numri i baktereve të jetë i lartë. Kujtoni që përhapja kryesore e një virusi vjen nga duart, prandaj mos harroni t’i dezinfektoni dhe mos shkoni kurrë për pazar pa një alkool me vete.

    1. Palestra

    Njerëzit aty djerësijnë, peshqirët s’mund ta dini kurrë sa të pastër janë, e ndërsa pajisjet mbeten kërcënimi më i madh për përhapjen e virusit. Pas çdo ushtrimi dezinfektohuni!

    1. Zyra

    Vendi i punës është gjithashtu një tjetër vend ku nuk duhet të qëndroni pa mbajtur në çantë xhelin dezinfektues apo alkoolin. Tryeza, mouse-i i kompjuterit apo tastiera janë të mbushura me baktere, prandaj dezifektimi i përsëritur me alkool është i nevojshëm.

    1. Taksi/makinë

    Kurrë mos hypni në një taksi pa patur me vete një antibakterial. Dorezat e dyerëve i kanë prekur të tjerë para jush, prandaj rreziku mbetet i lartë.

    1. Klinikë mjekësore

    Të gjithë pacientët që shkojnë në një klinikë, diçka i shqetëson në shëndetin e tyre. Dikush mund të jetë duke u kollitur/teshtirë dhe padashur infekton sipërfaqet përreth teksa ju jeni në pritje për vizitën me mjekun . Absolutisht s’duhet të qëndroni pa një produkt dezinfektimi me vete, por kujdes çfarë zgjidhni. Për të mos rënë pre e mashtrimeve dhe brenda çdo parametri.

    8.Dhomat e hoteleve

    Pavarësisht se stafi është kujdesur për higjenën, ju duhet të tregoheni të vëmendshëm. Një alkool 100 ml me spray nga Aquila do t’ju shpëtonte për dezinfektimin e pultit, komedinave apo çdo sipërfaqeje tjetër.

    1. Restorantet

    Kurrë pa një xhel dezinfektimi me vete!

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...