5.5 C
Priština
More

    Receta e ditës, mish me spinaq dhe oriz në furrë

    spot_imgspot_img

    Një recetë e shijshme dhe plot shëndet.Përbërësit:
    600 gr mish qingji ose viçi
    2 kokrra qepë
    2 thelpi hudhër
    250 gr oriz
    800 gr spinaq
    1 tuf kopër
    kripë dhe piper të zi
    arrë moskat
    pak vaj ulliri

    Përgatitija:
    Fillimisht me një tenxhere me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim copët e mishit së bashku me 1 qepë të grirë hollë, shtojmë kripë dhe e lëmë të ziejë deri sa mishi të shkëputet nga kocka.

    Ndërkohë në një tigan të thellë shtojmë 2-3 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën tjetër së bashku me hudhrat, shpërlajmë orizin dhe e përziejmë sëbashku me qepën për 2-3 minuta.

    Shtojmë spinaqin të pastruar dhe të prerë trashë, kopër, e përziejmë dhe atë për 2 minuta, piper të zi dhe arrë moskati.

    Shtojmë lëngun e mishit të zjerë rreth 500 ml baraz me nivelin e përbërësve jo më lart, vendosim mbi oriz dhe copëzat e mishit dhe vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...