-2.4 C
Priština
More

    Ata që ecin shpejt duhet ta dinë këtë

    spot_imgspot_img

    Ne ecim shumë më shpejt krahasuar me brezin e prindërve apo gjyshërve tanë.Edhe pse ngjan një lajm fantastik për shëndetin dhe fizikun, ka diçka që çalon tek e ecura shpejt! Studime të kryera së fundmi, pasi analizuan rreth 32 vende bazuar në shpejtësinë e ecjes së tyre, arritën në përfundimin se është jeta moderne ajo që na bën të jemi gjithë kohës me nxitim.

    Stresi është në nivele më të larta dhe pasojat në zemër s’mungojnë. Ecja e shpejtë në përditshmëri, na bën më pak të lumtur! Duke qenë me nxitim, ti nuk kujdesesh më për veten tënde.

    Telefonatat apo email-et që marrim bëjnë që të mos shohim ç’ndodh përreth nesh sepse duam të bëjmë shumë gjëra në një moment të vetëm. Psikologët thonë se të duash të mësosh dhe veprosh në shumë gjëra paralelisht s’ka asgjë të keqe, por nëse kjo bëhet kronike s’është më aq efektive sa dikur.

    Thjesht ngarkojmë veten dhe shtojmë gabimet. Si rezultat flasim dhe ecim më shpejt. Pasojat? Nivel i lartë stresi, ndjesi zhgënjimi apo trishtimi. Ç’mund të bëhet për të qetësuar veten dhe për t’ja nisur nga e para? Nëse të streson ideja e të qënit vonë për diku, krijoji vetes mundësinë për t’u nisur më herët.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...