Kur opsioni i argëtimit të së premtes nuk ekziston, tentoni të kaloni mirë në shtëpi.
- Bëni një mbledhje familjare dhe luani me pantomime ose imitime familjarësh/ të famshmish.
- Në pamundësi për ta bërë këtë drejtpërdrejt, krijoni një takim online dhe vazhdoni lojën përmes internetit.
- Përzgjidhni një film shumë po shumë të frikshëm, një mbrëmje dhe një film komedi/romantik, një mbrëmje tjetër.
- Karaoke në shtëpi: Kërkoni video-karaoke në YouTube me këngët tuaja të prefeuara dhe shfaqni talentin. Mund të përdoni një mikrofon modest ose improvizoni me telekomandën.
- Just Dance: I keni parasysh videot “Just Dance” në YouTube? Hidhini një sy dhe digjni ca kalori, duke bërë qejf dhe duke qeshur shumë.
- Krijoni një mbrëmje vetëm për kujdesin ndaj vetes dhe gjithë familjes. Përgatisni maska, vendosni qirinj aromatike, ushqim të mirë etj.
- Lojëra me letra: Murlan apo një poker modest. Bëjeni lojën interesante me sfida për humbësin.
- Sistemoni dollapët. Në rregull, kjo nuk tingëllon si qejf, por është një mënyrë e mirë për të vrarë kohën dhe ndjesia e organizimit dhe rregullit që do shihni në fund është kaq e mirë. Ku i dihet, ndoshta gjeni dhe veshjet që kishit harruar se i kishit.
- Eksperimentoni me jetën në çift. Nëse jetoni vetëm ose sapo keni filluar të bashkëjetoni, lajmi i bllokimit është një dhuratë për ju. Shftyrëzojini mbrëmjet për ta njohur më mirë njëri-tjetrin në çdo aspekt dhe sidomos atë intim. Nëse jeni vetëm, njihuni më mire me trupin tuaj.
- 10. Krijoni lounge bar-in tuaj me kokteje dhe antipasta, që mund t’i përgatisni vetë ose t’i porosisni nga shtëpia, shoqëruar me muzikën tuaj të preferuar në sfond.