-0.3 C
Priština
More

    Zinku, a ndikon te të sëmurit me ftohje?

    spot_imgspot_img

    Të rriturit preken nga të ftohurit e zakonshëm 3-4 herë në vit, ndërsa fëmijët deri në 10 herë. Barnat që reklamohen kundër këtij lloj të ftohuri përmbajnë zink dhe kohët e fundit janë përhapur zëra se zinku shtesë i marrë nga goja mund të shkurtojë kohëzgjatjen e një të ftohuri. Por sa e vërtetë është kjo? Një studim i ri në revistën kanadeze të mjekësisë (CMAJ) zbulon se në disa raste dozat shtesë të zinkut vërtet mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e të ftohurit tek të rriturit deri në dy ditë.Sidoqoftë, fëmijët nën moshën 18 vjeç nuk patën ndonjë përfitim nga marrja e zinkut shtesë. Sipas studimit, rol luan edhe forma e zinkut: zinku kristalor doli se ishte më i efektshëm se zinku i jonizuar. Rezultatet e studimit shoqërohen edhe me disa këshilla për të treguar kujdes. Ndër efektet anësore të zinkut shtesë mund të jenë: shija e keqe, vjellje, dhimbje barku e diarre. Edhe drejtuesit e Federatës Amerikane të Medikamenteve paralajmërojnë se janë kundër spërkatjes së hundës me solucione që përmbajnë zink, sepse ato mund të shkaktojnë humbjen e përhershme të aftësisë nuhatëse.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...