Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza ka dhënë lajmin e gëzueshëm për fansat e saj. Meqenëse po iu afrohemi festave të fundvitit, artistja bashkë me kolegët e saj kanë nisur punën për projektet e reja.
Me anë të një videoje të shkëputur nga xhirimet për festat e fundvitit, Shkurta bëri të ditur se dicka e re po vjen së shpejti.
Ajo nuk ka preferuar të japë shumë detaje rreth këtij projekti, por fansat e këngëtares presin me padurim të shohin se çfarë ka përgatitur këtë herë ajo.
Ndryshe, Shkurte Fejza ashtu sikurse e gjithë estrada gjatë këtij viti kanë qenë pasiv me koncerte për shkak të pandemisë COVID-19.