1.4 C
Priština
More

    Pse gënjejnë gratë gjatë seksit?

    spot_imgspot_img

    Që femrat shpesh shtiren për orgazmën dihet, por kjo është arsyeja më e shpeshtë pse ndodh.

    Gjithmonë ka ekzistuar mendimi se gratë shtiren rreth orgazmës vetëm për të kënaqur të dashurit në shtrat, shkruan “Living”.

    Por, tani një studim i ri tregon se gratë mund të shtiren për orgazmat për një arsye tjetër, vetëm që seksi të përfundojë sa më shpejt.

    Studimi, i cili është prezantuar në British Psychological Society, ka pyetur gra të moshave 19 deri 28 vjet rreth përvojave të tyre për aktrimin e orgazmës në shtrat.

    Ato i kishin klasifikuar eksperiencat e tyre si “seks i keq” dhe këto kanë qenë momentet përgjatë të cilave ato kanë aktruar.

    “Pjesëmarrëset e këtij studimi kanë treguar se aktrimi i orgazmës është një mënyrë për ti dhënë fund seksin të keq”,  shkruan Angela Chen për Gizmodo.

    Pavarësisht se ky studim është i vogël, prapëseprapë i drejtohet një çështjeje të madhe kulturore me mënyrën se si ne e perceptojmë seksin.

    Ne ende jetojmë në një kulturë apo epokë ku nëse një gruaje nuk është duke i pëlqyer seksi dhe dëshiron ta ndalojë, më mirë do të ndjehet nëse shtiret për orgazmën sesa ta bëjë partnerin e saj ta kuptojë këtë gjë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...