Mutacionet që ka pësuar koronavirusi te tufat e vizonëve si buklat, vjedullat dhe qelbësit, mund të paraqesë rrezik për shëndetin e njeriut dhe zhvillimin e vaksinave. Një specialist danez i vaksinave ka paralajmëruar se një valë e re e Coronavirusit mund të fillojë sërish për shkak të mutacionit të Coronavirusit te vizonët.
“Skenari më i keq është që do të fillonim një pandemi të re në Danimarkë. Ekziston një rrezik se ky virus që ka pësuar mutacion të jetë ndryshe sa do të duhet të vendosim gjëra të reja në vaksinë dhe prandaj [mutacioni] do të na kthejë sërish në fillim të pandemisë,“ tha Prof Kåre Mølbak, ekspert i vaksinave dhe drejtor i sëmundjeve infektive në State Serum Institute, një institut shtetëror në Danimarkë me qëllim parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive.
Danimarka njoftoi të mërkurën se do të shkatërrojë më shumë se 15 milionë kafshë për shkak të frikës se mutacioni i Covid-19 te vizonët do të infektojë njerëzit në masë dhe do të rrezikojë vaksinat.
Kur njoftoi vendimin, kryeministri i vendit, Mette Frederiksen, tha se 12 persona ishin infektuar tashmë me virusin me mutacion dhe vizonët konsiderohen rrezik për shëndetin publik.
Burimet: Copenhagen Post, Guardian