-5.4 C
Priština
More

    Pesë simptoma të çuditshme të COVID-19, të raportuara nga mjekët

    spot_imgspot_img

    Prej shumë muajsh në pandeminë e Coronavirusit, ka shumë të ngjarë të dini simptomat më të zakonshme të COVID-19.Mirëpo, në kohët e fundit janë duke u analizuar pesë simptoma të reja të çuditshme të Covidit që janë raportuar nga mjekët shkruan BestLife.

    Lemza

    Të jeni të sigurt se lemza zakonisht është plotësisht e padëmshme.

    Kemi të paktën një rast të dukshëm, ku lemza e vazhdueshme e një burri doli të ishte një simptomë befasuese e COVID-19.

    Një studim i korrikut i botuar në revistën e  ‘American Journal of Emergency Medicine’ raportoi rastin e një burri 62-vjeçar se lemza ishte një simptomë e vazhduar për katër ditë.

    Rrezet X në gjoks treguan se lemza ishte rezultat i inflamacionit të mushkërive, i cili doli të ishte simptoma e tij e vetme e koronavirusit.

    Kruarja

    Ashtu si lemza, një kruarje nuk është shkak i menjëhershëm për alarm.

    Nëse kruajtja juaj shfaqet krahas një skuqjeje në këmbë, megjithatë mund të jetë një simptomë e Coronavirusit.

    Humbje e flokëve

    Është thënë se humbja e flokëve mund të jetë një ndërlikim i Covidit, por duket se është diçka që njerëzit përjetojnë muaj pas një infeksioni aktiv me virusin.

    Sipas burimit WebMD “Lidhja midis rënies së flokëeve dhe COVID sapo ka filluar të raportohet dhe njihet në hulumtim”.

    Humbja e dëgjimit

    Mjekët tani besojnë se koronavirus mund të sulmojë veshin tuaj të brendshëm, dhe me këtë vijnë një sërë simptomashtë të mundshme, duke përfshirë humbjen e dëgjimit.

    Këto zbulime u analizuan në revistën ‘JAMA Otolaryngology – Head & Neck Surgery’ pasi studiuesit kryen autopsi te pacientët që kishin vdekur nga Covidi dhe zbuluan virusin në veshët e tyre.

    “Ne supozojmë se simptomat e mundshme mund të jenë ndryshimet në karakterin dhe cilësinë e dëgjimit, ekuilibrit, kumbimit ose ndjesive të plotësisë ose presionit,” thanë studiuesit.

    Mpirja

    Një studim që do të botohet i revistës ‘Neuroimmunology & Neuroinflammation’ u përqëndrua në rastin e një gruaje që paraqiti simptoma goditje në tru, duke përfshirë mpirjen në krah dhe simptoma tjera të poshtë -përmendura:

    Sipas CBS News: “sëmundja tinëzare bëri që trupi i saj të sulmonte në vetvete, duke ndezur trurin e saj, duke paralizuar gjysmën e trupit të saj, duke e bërë atë të paaftë për të parë ose për të folur dhe pothuajse duke e vrarë atë gjatë këtij procesit”.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...