1.4 C
Priština
More

    Adoleshentët dhe detyrat e shtëpisë

    spot_imgspot_img

    Detyrat e shtëpisë ndonjëherë janë po aq stresuese për prindin sa edhe për fëmijët. Prindërit mund të brengosen kur fëmijët e tyre i lënë detyrat për minutin e fundit apo nuk i bëjnë aspak, gjë që sjell konflikt në shtëpi. Në anën tjetër, prindërit stresohen kur nuk i kuptojnë detyrat kur fëmijët kërkojnë ndihmë nga ata.

    Ne pyetëm ca prind se si e përballojnë shtypjen që e sjellin detyrat e shtëpisë dhe ja çfarë na thanë :

    Jepi fëmijës mundësi të flasë për detyrat e shkollës, kur i pyetni për ditën shkollore mund të mësoni se çka kanë mësuar. Edhe nëqoftë se nuk dini për ndonjë lëndë të caktuar, ju mund të ndihmoni duke i dëgjuar dhe duke u ndihmuar ti gjejnë vetë përgjigjet. Nëse nuk e kuptoni punën që u është dhënë, atëherë bëni kërkim në internet apo pyetni miqtë e juaj për ndihmë.

    Ndihmone fëmijën tuaj të marrë përgjegjësi për organizim dhe kryerje të detyrave të shtëpisë. Mos harroni të jepni lëvdërata për punën që e bëjnë.

    Krijimi i ambientit të duhur për detyra shtëpie

    Disa fëmijë preferojnë që detyrat t`i kryejnë menjëherë pas shkollës, ndërsa të tjerë preferojnë që më parë të pushojnë. Lëreni fëmijën tuaj të gjej rutinën që i përshtatet atij\asaj dhe inkurajoni atë t’i përmbahet asaj rutine. Është me rëndësi të krijoni vend të përshtatshëm për punë, ndonjë hapësirë të pastër, me ndriçim të mirë dhe pa pengesa. Nëse fëmija juaj preferon të punojë me muzikë, atëherë mos i pengoni.

    Nëse nuk keni hapësirë të mjaftueshme në shtëpi ose nuk keni qasje në internet, provoni librarinë lokale.

    Ndihmë nga shkolla

    Zbuloni çfarë objekte ofron shkolla e fëmijës suaj. Shumë shkolla kanë klube mesdite posaqërisht për fëmijët që mundohen në shtëpi ose kanë nevojë për mbështetje rreth përfundimit të punës. Shumë shkolla kanë futur sistemin e kompletimit online të detyrave të shtëpisë, gjë që mund t’i përshtatet fëmijës suaj. Nëse fëmija juaj mundohet, flisni me shkollën për të marë këshilla se si t’i ndihmoni.

    Nëse fëmija juaj ka nevoja speciale mund të caktoni takim me mësuesin dhe koordinatorin e edukimit të fëmijëve me nevoja shtesë.

    foto: pixabay.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...