Kur bie fjala për fëmijë, të gjithë prindërit bëhen shumë te kujdesshëm ne zgjedhjen e ushqimit për ta dhe mënyrën e përgaditjes së ushqimit për më të dashur e tyre. Receta e mëposhtme është e pasur me vitamina dhe vlera ushqyese të cilat janë te domosdoshme për femiun tuaj.
Nevojiten:
- 2 patate
- Një grusht spinaq i larë,
- Vezë,
- Gjalpë apo vaj ulliri,
- Pak qumësht,
- 1 qepë.
Përgaditja:
Lani patatet dhe me lëvore leni të zihen. Pasi të zihen, hiqni nga uji, leni të ftohen dhe qëroni apo hiqjani lëvoren. Patatet e qëruara vendosni në një enë dhe përzieni me qumësht dhe pak gjalpë apo vaj ulliri. Bashkë me qepën, shtoni edhe spinaqin e grirë imët dhe skuqni ato deri sa spinaqi të zbutet. Këtë masë përzieni me patatet, dhe të verdhën e vezës gjysmë të skuqur shtojani patateve dhe spinaqit dhe përzieni mirë deri sa masa të kompaktësohet.
Për recetë të ngjashme dhe të gatshme të përgaditur si nga dora juaj, kosovarja.ch ju propozon produktin e HIPP, SPINAQ ME AJKË DHE PATATE pa kripë shtesë, pa aroma shtesë, pa ngjyrosës dhe pa konzervans shtesë, të përgaditur në mënyrë delikate dhe me avull.