-4.9 C
Priština
More

    Parandaloni lëndimet e fëmijëve nga çantat shkollore

    spot_imgspot_img

     Viti i ri shkollor po afrohet shumë shpejtë dhe është koha që dalëngadalë të përgatitemi për sfidat dhe detyrimet që shkolla iu sjell fëmijëve tanë. Sot, do të zbuloni se si të parandaloni dhimbjen e shpinës së fëmijës suaj si dhe lëndimet që mund t’i marrin nga pesha apo rëndësia e çantave shkollore.

    Çanta shkollore është një element thelbësor i fëmijërisë që vërtetë mund të ndikojë në shëndetin e fëmijëve tuaj. Gjatë zgjedhjes së çantave shkollore për fëmijët, kushtoni vëmendje projektimit, ndërtimit dhe mënyrës se si do të mbahet në shpinë. Një çantë e projektuar dobët mund të shkaktojë dhimbje në shpinë, gjë që mund të ndikojë keq edhe në suksesin e fëmijëve në shkollë.

    Edhepse fëmija juaj do të insistojë të blejë ndonjë çantë që është “moderne” dhe me dizajne interesante, nëse nuk i përmbushë standardet shëndetësore, mos e bleni! Për fat të mirë, tregu është me të vërtetë i madh dhe ofron zgjedhje nga më të ndryshmet për llojin e çantave që do të kënaqin shijet e fëmijëve tuaj, dhe njëkohësisht janë të cilësisë shumë të lartë. Edhe nëse ju duket pak e shtrenjtë, mbështetuni në faktin se ia vlen të investosh në shëndetin e fëmijës.

    Si ndikon çanta shkollore në shëndetin e fëmijës

    Nëse çanta shkollore është shumë e rendë dhe tërheq shpinën nga prapa, kjo mund të ndikojë ta vendosë shpinën në një pozitë të panatyrshme dhe jo të favorshme. Nëse çanta mbahet nga njëri krahë, atëherë me kalimin e kohës kjo mund të shkaktojë që fëmija gjatë ecjes të anojë kah njëri krah. Në të dy rastet, mund të vie deri tek dhimbja e shpinës, qafës, supeve dhe qëndrimit jo të rregullt. Pesha e rëndë që vendoset mbi supet, mund të shkaktojë qarkullim të dobët që sjell deri te mpirja dhe dobësimi i krahëve dhe duarve.

    Së fundmi, çantat e ngarkuara rëndë dhe ato me cilësi të dobët mund të pengojnë lëvizjen e fëmijëve si dhe ruajtjen e drejtpeshimit.

    Si të zgjidhni llojin e çantës shkollore

    Kushtoni vëmendje madhësisë së çantës e cila nuk duhet të jetë më e lartë se krahërori i fëmijës suaj, dhe pjesa e poshtme nuk duhet të jetë më shumë se 10 cm nën bel. Gjithashtu, organizatat shëndetësore rekomandojnë që fëmijët mos të mbajnë peshë më shumë se 10% e peshës së tyre trupore.

    Gjatë blerjes së ndonjë çante, ndiqni këto udhëzime të thjeshta:

    • Çanta duhet të përmbajë dy rrypa të gjerë mbi shpatullat, nga prapa të jetë e butë për shpinën (si formë jastëku) si dhe rrip në bel.
    • Mësoni fëmijën tuaj të mbajë çantën gjithmonë në të dy krahët.
    • Renditni librat më të rënda gjithmonë më afër kurrizit të tyre dhe mësoni ata që të mbartin me vete vetëm pajisjet dhe librat që janë më të nevojshme.
    • Gjatë heqjes së çantës, fëmija juaj le të përkulet në të dy gjunjët.

    Shenjat që tregojnë se çanta e ngarkuar shkakton probleme tek fëmijët

    • Mbajtja e trupit apo qëndrimi jo i rregullt.
    • Dhimbje në shpatulla dhe qafë.
    • Ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje në krahët dhe duart.
    • Shenja të kuqe dhe linja të mbetura nga rripat e çantës.
    • Fëmija ka vështirësi gjatë vënies në shpinë dhe heqjes së saj.

    Nëse fëmija ankohet për dhimbje në shpinë, supe dhe qafë, sigurohuni që të konsultoheni me një pediatër./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...