4.7 C
Priština
More

    Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti – këshilla të vlefshme

    spot_imgspot_img

    Ekspertët paralajmërojnë praninë e një lidhje të fortë mes dhimbjes që shkakton sëmundja e artritit dhe cilësisë së keqe të gjumit. Sipas tyre, dhimbja e bën të pamundur gjumin e mirë dhe sa më i keq të jetë gjumi, aq më e madhe do të jetë dhimbja pasuese.

    Dhimbja e artritit dhe mungesa e gjumit, një problem i anashkaluar

    Artriti është një term që grupon më shumë se 100 sëmundje dhe çrregullime të ndryshme autoimunitare që shkaktojnë dhimbje, ngurtësim dhe enjtje të kyçeve dhe nyjeve.

    Sëmundjet autoimunitare zakonisht kanë të bëjnë me një sistem imunitar që sulmon organizmin.

    Një sulm i tillë kryhet nga rruazat e bardha të gjakut që në vend se të sulmojnë bakteret dhe infeksionet, godasin indet e shëndetshme rreth kyçeve

    Format më të përhapura të artriti janë: osteoartriti, reumatizma dhe fibromialgjia.

    Shumica e njerëzve që vuajnë nga artriti thonë se vuajnë nga problemet me gjumin dhe lodhja e fortë.

    Këto dy simptoma shpesh anashkalohen, nuk diagnostikohen në kohë dhe nuk trajtohen.

    Për më tepër, shumë pacientë as e marrin mundimin të diskutojnë problemet me gjumin dhe lodhjen gjatë konsultave me mjekun specialist sepse janë të mendimit që për këtë çështje nuk mund të bëhet gjë.

    Shkencëtarët thonë se 31 përqind e njerëzve që vuajnë nga osteoartriti kanë vështirësi që t’i zëjë gjumi.

    81 përqind e tyre kanë vështirësi të qëndrojnë në gjumë dhe 77 përqind raportojnë probleme të përgjithshme me gjumin.

    Dy suplementët e duhur për një gjumë të qetë

    Ekspertët thonë se dy suplementët e mëposhtëm nuk kanë efekte anësore dhe janë të lehta për organizmin

    Melatonina

    Melatonina është një hormon kyç për gjumin cilësor.

    Suplementët e melatoninës që blihen në farmaci janë shumë të njohura për njerëzit që kanë vështirësi në të fjetur.

    Suplementi duhet marrë 30-60 minuta përpara se të bini për të fjetur.

    Valeriana

    Njësoj si në rastin e kamomilit, bima e valerianës është përdorur prej mijëra vitesh kundër pagjumësisë dhe ankthit.

    Ajo ka tendencën të ofrojë qetësim shumë të shpejtë dhe ardhjen e gjumit sa hap e mbyll sytë.

    Shkencëtarët besojnë se valeriana rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe e mban atë të qetë

    Sidoqoftë kjo bimë nuk është ideale për përdorim afatgjatë kundër pagjumësisë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...