-2.1 C
Priština
More

    Horoskopi javor

    spot_imgspot_img

    Dashi

    Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Shpeshherë do të jeni në humor të keq. Do të keni probleme me partnerin, i cili do t’ju vërë në dukje të gjitha mangësitë, për të cilat deri më tani ka heshtur. Në fundjavë, për fat, situata do të përmirësohet. Në aspektin profesional është më mirë që për momentin t’i kaloni gjërat në heshtje, sepse për çdo vërejtje tuajën mund të lindin keqkuptime.

    Demi

    Ju pret një javë e vështirë. Në aspektin profesional, situata do të jetë e paqëndrueshme. Binomi Hënë-Uran do t’ju vijë në ndihmë, por për fat të keq do të kalojë ca kohë përpara se të shikoni rezultate. Edhe në aspektin sentimental do të keni probleme. Po mendonit për një bashkëjetesë me partnerin, por me sa duket nuk ka ardhur ende momenti i duhur për këtë. Keni në mendje shumë projekte, por të ardhurat tuaja nuk i mbulojnë.

    Binjakët

    Kjo do të jetë në përgjithësi një javë e mbarë, për sa i përket sferës së dashurisë. Tashmë mund të hidhni hapin e rëndësishëm, që po e mendonit prej kohësh. Ndërsa ata që kanë probleme në çift, duhet të bëjnë kujdes nga ndërhyrja e një të treti. Në aspektin profesional pritet që të keni disa mosmarrëveshje, por janë gjithsesi kalimtare. Përpiquni të gjeni mënyrën si të fitoni më shumë, ndoshta dhe me projektet “online”.

    Gaforrja

    Nëse do të dini të tregoheni të vendosur, me siguri që do të keni sukses në çështjet e zemrës. Pasi ta ndani mendjen për diçka, askush nuk do të arrijë t’ju bindë për të kundërtën. Për beqarët parashikohen takime interesante. Më pak entuziazmuese duket situata në aspektin profesional. Do t’ju duhet t’u jepni zgjidhje disa çështjeve të prapambetura dhe kjo do të bëhet shkas që të jeni të mërzitur. Për fat, është një periudhë kalimtare.

    Luani

    Duket se gjithçka do t’ju ecë mirë në aspektin profesional këtë javë, sepse yjet do t’ju favorizojnë. Duke filluar që nga dita e martë, do të vini në zbatim projektet që po i mendoni prej kohësh. Është e këshillueshme që ditën e diel t’u kushtoheni çështjeve të zemrës, pasi Hënën do ta keni në shenjë. Shpeshherë ndieni nevojën që të shkëputeni prej gjithçkaje dhe t’ia filloni nga e para. Mos e teproni me shpenzimet, nëse doni që t’ju mjaftojnë të ardhurat.

    Virgjëresha

    Kjo do të jetë në përgjithësi një javë e mbarë, me përjashtim të ditës së hënë. Shkëputuni pak nga punët e përditshme, që të ripërtërini energjitë dhe të gjeni sërish ekuilibrin e brendshëm. Javën e kaluar në jetën tuaj ka hyrë një person i ri, por pak për fajin tuaj dhe pak për faj të fatit, gjërat mund të mos shkojnë fort mirë. Mos u tregoni të nxituar dhe mos bëni shpenzime të pamenduara. Merrini gjërat me qetësi dhe keni për ta parë se gjithçka do të shkojë mirë.

    Peshorja

    Do të ndiheni këtë javë në formë shumë të mirë. Do të jeni shpirti i festës. Më datë 11 do t’u kushtoheni disa çështjeve burokratike, ashtu siç edhe sugjeron binomi Jupiter-Pluton. Është e këshillueshme që të mos bëni investime të rrezikshme gjatë këtyre ditëve, për shembull në bursë, pasi planetët nuk jua këshillojnë. Angazhohuni më shumë në punë dhe shumë shpejt do të shikoni rezultate. Shmangni takimet e rëndësishme apo nënshkrimin e kontratave ditën e mërkurë.

    Akrepi

    Yjet ju këshillojnë që në datat 9 dhe 10 tetor të bëni një pushim të merituar nga puna. Provokimet në vendin e punës mund të vazhdojnë dhe për njëfarë kohe, por ju do të dini t’i kundërshtoni me mençuri. Nëse ndiheni të mërzitur, përpiquni të reflektoni për një moment se si do të vazhdojë jeta juaj nga tani e tutje. Merrini gjërat me qetësi, në mënyrë që të përshtateni me situatat dhe njerëzit e rinj. Edhe në dashuri nuk do t’ju ecë fort mbarë, ky nuk është momenti i duhur për të gjetur shpirtin binjak.

    Shigjetari

    Në jetën tuaj po ndodhin ndryshime të shumta, si në aspektin profesional edhe në atë personal. Mos u dorëzoni, por vazhdoni përpara me kokën lart. Do të hasni disa probleme në vendin tuaj të punës, por për fat janë gjëra kalimtare. Fundja, po bëni diçka që ju pëlqen dhe kjo do t’ju ndihmojë shumë. Kur vjen puna te dashuria, yjet ju këshillojnë që t’i kushtoni më shumë kohë partnerit dhe familjes, pasi duket sikur për momentin i keni kaluar në plan të dytë.

    Ujori

    Jo gjithçka do të shkojë ashtu si doni këtë javë, sepse do të keni ndryshime të shumta. Bëni kujdes në datat 1 dhe 2 tetor, pasi do të kaloni ditë shumë të këqija. Do t’ju duket sikur e gjithë pesha e botës do t’ju bjerë përsipër. Mos u shkurajoni, sepse është vetëm një periudhë kalimtare. Tekefundit, situata të tilla i keni përjetuar edhe më parë. Në aspektin profesional, pritet që të keni të reja, kurse muaji nëntor do të jetë fatsjellës në dashuri për beqarët.

    Peshqit

    Një thënie e vjetër thotë: “Injoranca është lumturi.” Nëse do ta bëni këtë moto të jetës suaj, do të gaboni rëndë. Kujdes të mos i bëni gjërat fshehurazi, sepse shumë shpejt e vërteta do të dalë në shesh. Po përjetoni një moment krize në dashuri, por mos u dorëzoni ende. Në aspektin profesional duket se jeni në rrugë të mbarë, por yjet ju këshillojnë të mos i delegoni detyrat tuaja. Një miku juaj ka nevojë për ju. Përpiquni të mos e zhgënjeni.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...