Ndonjëherë, nuk ka rëndësi sa shumë kujdesemi për dhëmbët, ushqimi, kafja e përditshme dhe gjithcka tjetër lënë pasojat e tyre mbi to. Pas një moshe të caktuar, të gjithëve nisin t’ju zverdhen dhëmbët, pavarësisht metodave të ndryshme që përdorin për t’i zbardhur. Shumica i drejtohen dentistëve, e ndërsa të tjerë preferojnë metodat praktike në shtëpi, por ekzistojnë edhe disa hile të tjera që i bëjnë dhëmbët të duken akull të bardhë. E dini që sekreti është tek make up-i?
Pa i bërë asgjë dhëmbëve, kini parasysh ca hile të vogla kur të lyheni dhe e sigurtë që dhëmbët do të duken më të bardhë nga ç’janë vërtetë:
- Defino pjesën e gojës me një ngjyrë nude
Nëse e aplikoni siç duhet, goja do të duket më e plotë e ndërsa buzëqeshja më e hapur.
- Vendos highlighter
Nuk do t’ju shkëlqejnë vetëm mollëzat, e sigurtë!
- Sigurohu të jesh e nxirë
Edhe nëse jo në turp, fytyra ka nevojë të duket pak bronz. Kështu dhëmbët do të duken edhe më të bardhë.
- Kushtoji vëmendje syve.
Shumë rimel, për të krijuar kontrast me buzët.
- Vendosni shumë shkëlqyes buzësh
Buzë të hidratuara, më të plota dhe dhëmbë në dukje më të bardhë.