Keni dëgjuar ndonjëherë për “seks urrejtjeje”?
Ndonjëherë, njerëzit përjetojnë kënaqësi seksuale me njerëz që për ta s’janë të këndshëm, që nuk i pëlqejnë apo nuk i duan domosdoshmërisht. Kjo shpesh është konsideruar si “hate sex” nga disa, ndërkohë që pjesa tjetër nuk ndjen nevojën ta përshkruajë domosdoshmërisht me një term.
Disa njerëz thonë se bëjnë seks më të mirë me dikë që nuk e pëlqejnë dhe/ose e dinë që ai/ajo nuk është një përshtatje e mirë për ta.
Ka dy arsye pse kjo ndodh dhe jo, nuk është aq e pazakontë sa duket.
1.Ndonjëherë seksi është seks. Shpesh thuhet që seksi supozohet të ndahet me dikë që e dashuroni. Sigurisht, kjo është e vërtetë, por kjo s’është filozofia e të gjithëve dhe jo gjithmonë ndodh kështu.
Tërheqja seksuale, dëshira, epshi kanë të bëjnë më shumë me ciklin e përgjigjes seksuale të trupit tuaj, sesa me dashurinë. Është e rëndësishme për ne t’i kuptojmë ndryshimet, pasi kjo mund të çojë në zgjedhjen më të mirë të partnerëve tanë.
- 2. Fajin e ka truri! Dëshira dhe zgjimi seksual fillojnë në tru – amigdala, më ekzaktësisht.
Mund të ketë raste kur jeni më të prirur të tërhiqeni seksualisht me dikë që nuk ju pëlqen në aspekte të tjera.
Gratë, përpara fillimit të ciklit menstrual, mund ta shohin me një sy tjetër, personin që kanë më pak qejf nga të gjithë. Kjo është për shkak të një rritjeje të estrogjenit.