DASHI
Puna: Nuk jeni të sigurt në cilin drejtim të vazhdoni të ecni, prandaj ajo dilemë mund t’ju shkaktojë dyshime të mëdha. Nuk keni mjaft kohë për hezitim, patjetër duhet të veproni shpejt. Mos shpenzoni kohë në hidhërim dhe frikë, por mendoni në mënyrë konstruktive dhe dëgjoni intuitën. Zgjidhja nuk është e komplikuar, mirëpo ju me këmbëngulje u përmbaheni tregimeve të vjetra me gërmime nëpër ngjarje nga e kaluara.
Shëndeti: Nervozizmi.
Dashuria: Po mbështeteni në partnerin, në vend që t’i përvilni mëngët dhe daljen nga një problem ta siguroni me forca vetjake. Ndoshta po shmangeni nga iniciativa, sepse patjetër duhet të viktimizoni diç tjetër. Jeni të vetëdijshëm që kjo mund të çrregullojë marrëdhëniet në lidhjen tuaj dashurore, ndërkaq për të, së paku aktualisht, nuk jeni të gatshëm.
DEMI
Puna: Kjo është koha kur është e nevojshme që të pajtoheni. Gjëja më e mençur është të shmangeni nga situatat në të cilat duhet diçka të tregoni apo nga ndonjë arsye tjetër që bash ju të inicioni një bisedë të rëndësishme. Qëndroni sa më larg temave serioze, sepse secila temë mund të zhvillohet në konflikt serioz. Çdo gjë që keni në zemër ruajeni për veten dhe me durim prisni kohë më të mira.
Shëndeti: Bronkiti.
Dashuria: Si në planin afarist, ashtu edhe në planin e dashurisë, para jush është një javë përplot tensione. Kjo kërkon mjaft energji, e cila po ju mungon. Bisedimet që do të udhëhiqen këto ditë nuk do të japin rezultate të mëdha, andaj për këtë shkak qëndroni me këmbë në tokë dhe hiqni dorë nga mashtrimet.
BINJAKËT
Puna: Po arrijnë risi, mirëpo për befasinë tuaj të madhe, të pavolitshme. Disa njerëz pa dashje ju kanë transmetuar lajme të rreme. Bëhuni të durueshëm dhe përballojeni këtë periudhë, sepse së shpejti arrijnë ndryshime pozitive, dhe bashkë me to edhe zgjidhja e situatës e cila tashmë një kohë të gjatë po ju mundon. Mos u lodhni me dilemën se çfarë do të ndodhë më tutje, sepse zgjidhja e çdo gjëje, tani për tani, nuk është në dorën tuaj.
Shëndeti: Pagjumësia.
Dashuria: Një fazë e lidhjes suaj dashurore po kalon, andaj është koha e fundit të mendoni për hapin e ardhshëm. Marrëdhënia me personin e dashur patjetër duhet të definohet. Mendoni, ndoshta hezitimi juaj vjen nga qëndrimi tepër serioz mbi jetën dhe marrëdhëniet dashurore në përgjithësi. Qetësohuni.
GAFORRJA
Puna: Edhe pse jeni në formë goxha të mirë, njëherësh po ndiheni të hutuar dhe penguar, poredhe robëruar. Ana e mirë e aspektit të tillë qëndron aty që ju nën presion funksiononi shkëlqyeshëm, andaj, deri në fund të kësaj periudhe, pavarësisht nga ndjenja e keqkuptimit, arrini rezultate të larta në punë që mendoni se nuk janë të rëndësishme. Ajo që dotë punoni këto ditë, në të ardhmen do t’ju shpaguhet.
Shëndeti: Problemi me lëkurën.
Dashuria: Çfarëdo që të bëni dhe çfarëdo qëndrimi që të merrni, këto ditë ju jeni person i dyshuar. Në dritën e kësaj, siguroni të gjitha sferat ku keni fshehur diçka, sepse ekziston shansi i madh që të jeni të zbuluar. Kujdes kujt po i besoni. Njëri ndër miqtë padashur mund t’ju tradhtojë.
LUANI
Puna: Kjo është periudhë gjatë së cilës do të mund të lidhni marrëveshje të re apo të arrini marrëveshje të fortë mbi një bashkëpunim të rëndësishëm afarist. Nëse do të jeni në atë pozicion, kushtoni kujdes – personi i cili është autoritet apo punëdhënës mund të anashkalojë disa detaje andaj më vonë mund t’i përdorë në realizimin e gjithë projektit. Çdo gjë që këto ditë të punoni me themel dhe me durim verifikojeni dy herë.
Shëndeti: Alergjitë.
Dashuria: Me personin e dashur bëhuni të durueshëm dhe mos insistoni në qëndrimet tuaja, posaçërisht nëse ai potencon tema serioze. Këto ditë jeni të prirë në ekzagjerimin e problemeve emocionale. Nëse i nënshtroheni presionit, ju presin diskutime të pakëndshme, ndërsa disave madje edhe grindje serioze.
VIRGJËRESHA
Puna: Keni filluar shumëçka, shumë projekte të vogla të cilat ju pëlqejnë. Ekzistojnë të gjitha gjasat që keni shpërndarë energjinë tuaj kreative, andaj ju është i domosdoshëm një pushim serioz. Mos hiqni dorë, çdo gjë që deri tani keni bërë, në periudhën e ardhshme do t’ju shpaguhet shumëfish. Shkuarja në një udhëtim të shkurtër mund të jetë veprim ideal në këtë moment.
Shëndeti: Kujdes nga lëndimet.
Dashuria: Në raport me personin e dashur diçka nuk po ecën siç duhet. Po ndieni që atmosfera ka ndryshuar, mirëpo nuk e dini cili është shkaktari i saj. Ndoshta në periudhën e kaluar keni qenë tepër të indiferent, sepse dashurinë e keni kuptuar si diçka në të cilën nuk është e domosdoshme të investoni posaçërisht.
PESHORJA
Puna: Është i sigurt një fitim i vogël financiar, mirëpo njëherësh edhe shpenzime të papritura. Krahas kësaj, aspektet planetare lajmërojnë ndryshime të papritura të cilat mund t’ju shqetësojnë. Mos u dorëzoni në përshtypjen e parë. Bashkë me kaosin arrin edhe zgjidhja e duhur me të cilën, më në fund, do ta kuptoni që çdo gjë që ka ndodhur, pa marrë parasysh sa ka qenë e pakëndshme, në fund është e dobishme për ju.
Shëndeti: Gastriti, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Po ju tërheq personi me të cilin po takoheni në ambientin tuaj të punës. Nëse këto ditë vendosni që të merrni guximin të takoheni fshehurazi, të jeni të gatshëm për të papritura të pakëndshme. Pra, kujdes nga skandalet, sepse, sado që të jeni të kujdesshëm, sekreti juaj do të zbulohet.
AKREPI
Puna: Ju jeni si bombë e kurdisur. Nuk është koha e përshtatshme për fillim të punëve të reja, sepse jeni të ekspozuar ndaj një fluksi energjie që vështirë do të mund ta kontrolloni. Pasojë e kësaj mund të jenë reagimet e nxituara me të cilat asgjë nuk do të arrini. Fundi i javës ju shënon përfundim të punëve të rëndësishme, mirëpo kini kujdes sepse madje edhe punët më të sigurta mund të komplikohen.
Shëndeti: Probleme me këmbët.
Dashuria: Përkrahja e personit të dashur ju është shumë e rëndësishme, posaçërisht këto ditë kur jeni në pozicionin që të merrni vendimin i cili ka rëndësi të madhe. Mos harroni që ju nuk jeni qendra e botës. Energjia e partnerit tuaj është në rënie, së shpejti edhe ai do të ketë nevojë për mbështetjen tuaj.
SHIGJETARI
Puna: Assesi nuk po mund të gjendeni në kaosin në të cilin keni rënë. Po stagnoni në çdo gjë, por mos i humbni shpresat. E gjitha që këto ditë po ndodh, në esencë, hap gjasa të volitshme të cilat ju tashmë me të madhe po i parandieni. Ndërkohë, derisa jeni duke pritur, rikontrolloni financat sepse, për shkak të veprimeve tuaja të pamatura, janë në gjendje të pavolitshme në formë të shqetësimeve mbi borxhet e mbetura.
Shëndeti: Dhembje në stomak.
Dashuria: Jeni të mbushur me plot energji pozitive. Me ditë të tëra po kënaqeni në planifikimin e së ardhmes, mirëpo si duket po harroni që planet e tilla nuk janë reale gjithnjë derisa në to nuk merr pjesë edhe pala tjetër. Tensioni ndërmjet jush dhe partnerit gjithnjë e më shumë po rritet. Nëse nuk do të jeni të kujdesshëm marrëdhëniet mund të ftohen.
BRICJAPI
Puna: Keni një fitim të vogël financiar, të cilin mund ta shpenzoni në kënaqësi të vogla, edhe pse do të ishte më mençuri që ato shpenzime t’i lini për më vonë, së paku deri në fund të javës kur situata të ndryshojë qenësisht. Nëse jeni pjesëmarrës aktiv në komunikacion, kini kujdes, posaçërisht natën. Ekziston rreziku edhe nga lëndimet fizike, andaj në atë kuptim kini kujdes kudo që shkoni, posaçërisht në punë.
Shëndeti: Kujdesuni për shpinën.
Dashuria: Sapo të liroheni nga obligimet afariste, romanca do të rritet. Personi i dashur pret që t’i përkushtoheni pesë minutave të tij. Për ta plotësuar rolin tuaj në tërësi, është e domosdoshme që të dilni nga shtëpia për disa ditë. Është periudhë e volitshme për një udhëtim të shkurtër dhe pushim.
UJORI
Puna: Ju e dini shumë mirë se në cilën rrugë duhet të ecni, nëse dëshironi të keni sukses. Njëherësh, çdo gjë që filloni do të jetë e destinuar për bllokadë. Disa njerëz, të cilëve u keni besuar, nuk po i plotësojnë pritjet tuaja. Vështirësitë aktuale po i kuptoni si leksion me të cilën mësoni si ta ndani të rëndësishmen nga e parëndësishmja dhe t’i rregulloni prioritetet. Idetë me të cilat po udhëhiqeni nuk janë të këqija, nëse i zbatoni në kohën e duhur.
Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.
Dashuria: Nuk jeni të sigurt se çfarë qëndrimi të merrni, andaj më lehtë e keni që gjithë përgjegjësinë t’ia kaloni palës tjetër. Nëse ju pushton frika, do të bini në konflikt serioz me personin e dashur, sepse nuk keni të drejtë.Ndryshimi i humorit mund të çrregullojë në afat të gjatë marrëdhënien me partnerin.
PESHQIT
Puna: Jeni nën stres të madh, sepse ju mundon ndjenja e përgjegjësisë së madhe. Ju duhet të merrni vendime të rëndësishme me të cilat do t’i lëndoni disa njerëz. Meqenëse është e sigurt që do t’ju dalë në ndihmë dikush nga bashkëpunëtorët, nuk ka arsye që të lejoni t’ju pushtojë një humor i zymtë. Ndryshimet të cilat janë para jush vërtet janë të pakëndshme, mirëpo në afat të gjatë mund të jenë me kosto shumë efektive.
Shëndeti: Kujdes mushkëritë.
Dashuria: Nuk jeni duke ditur çfarë po kërkoni. Nga njëra anë e doni lirinë, ndërsa, nga ana tjetër, ju pëlqen të keni dikë pranë vetes. Humori i paqëndrueshëm mund t’ju çojë në veprime të dëmshme. Së shpejti rrethanat do të ndryshojnë, andaj nuk është mençuri që tani të bëni ndryshime në marrëdhënien me partnerin. Së paku derisa të mos bindeni se çfarë keni në dispozicion.