Për të funksionuar si duhet, sistemi imunitar ka nevojë për ushqim të shëndetshëm. Disa ushqime, në fakt, mund të rrisin rrezikun e kontraktimit të sëmundjeve infektive, siç është gripi. Studiuesit nga Shkolla Mjekësore e Harvardit kanë treguar se mungesa e disa makroelementëve, si zinku, seliumi, hekuri ose bakri, mund të ndryshojë përgjigjen imune. Për të parandaluar që sistemi imunitar të dëmtohet nga ushqimi i dobët, ja cilat janë ushqimet që duhen shmangur.Pije të gazuara. Në përgjithësi, ato përmbajnë midis 30 dhe 50 gram sheqer në një kanaçe të vetme. Kjo lloj pije mund të dobësojë sistemin imunitar 10 minuta pas konsumimit.
Mishi i kuq. Yndyrnat shtazore mund të pengojë formimin e limfociteve dhe si pasojë të dobësojë sistemin imunitar. Abuzimi me mishin e kuq konsiderohet i dëmshëm për shëndetin tonë.
Kafe. Një tepricë e kafeinës mund të zvogëlojë përgjigjen imune ndaj sëmundjeve, sipas ekspertëve nga Klinika Cleveland.
Kripë. Konsumi i tepërt i saj shoqërohet me rritjen e qelizave të sëmundjes autoimune. Sistemi imunitar vepron në indet e shëndetshme, duke dëmtuar trupin dhe zvogëluar përgjigjen imune kundër patogjenëve.
Produkte të qumështit. Ato përmbajnë një molekulë të quajtur Neu5Gc, e cila nuk prodhohet natyrshëm në trupin e njeriut. Qelizat thithin këtë përbërje dhe, me kalimin e kohës, trupi prodhon antitrupa kundër tij.
Ekspertët e Shkollës Mjekësore të Harvardit rekomandojnë rritjen e konsumit të hudhrës dhe xhensenit, pasi të dyja këto rrisin funksionin imunitar.